Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

U martova
– Para disa muajsh kam parë një ëndërr që më ka mërzitur shumë. Jam e martuar, por pashë në ëndërr sikur do martohesha (isha e vetëdijshme që isha martuar më parë) dhe vëllai do shkonte të merrte vellon. Isha shumë e stresuar sepse po vonohej, nuk kishte makinë etj. Më në fund, ma solli vellon, por ajo nuk më pëlqeu sepse ishte e ndryshkur (kishte me ndryshk një pjesë të telave që vendoset rreth kokës). U mërzita shumë dhe i bërtisja vëllait: “Pse nuk e pe që kjo ishte e prishur? Kjo nuk bën!”. Faleminderit.
– Duke qenë se e keni parë para disa muajsh, atëhere le të mendojmë se është një siklet që e keni kaluar në atë periudhë që edhe keni parë një ëndërr të tillë. Martesa në ëndërr, ndërkohë që jeni e martuar në realitet, tregon siklet në marrëdhënien tuaj personale, në familje, si edhe në shëndet. Dhe ndryshku që keni parë, telat, sikleti, janë gjitha ato gjëra që i keni përjetuar në realitet dhe ju janë shfaqur në këtë mënyrë në ëndërr. Uroj ta keni kaluar çdo gjë dhe tashmë, të jeni e qetë sepse bëhet fjalë për disa muaj më parë, nuk është një ëndërr e freskët. Ju uroj shëndet!

Më kafshoi qeni i zi
– Mbrëmë pashë në ëndërr sikur isha në kërkim të qenit, bashkë me mamin dhe kur e gjetëm, ishte shumë i ngazëllyer e dëshironte të më puthte, mirëpo qeni nuk di të puthë dhe më nguli 2 dhëmbë në këmbë. Gjak nuk më doli, ama ndjeja dhimbje. Pastaj, qeni sikur na ndoqi në derën e shtëpisë tonë dhe u fut te shtëpia e tij e vjetër, kurse gjyshja ime filloi ta ushqente me mbeturina. Cili është shpjegimi i kësaj ëndrre, ju lutem? Theksoj që qeni ishte i zi…
– Qeni përfaqëson besnikërinë dhe instiktet e fshehura në karakterin e personit që e shikon këtë ëndërr; ai përfaqëson sigurinë, por edhe rrezikun ndonjëherë. Në rastin tuaj, duhet të keni kujdes nga ndonjë person që mund të tregohet shumë i dashur me ju, por që qëllimin në vetvete e ka jo të mirë ndaj jush. Ju ka kafshuar dhe keni ndjerë dhimbje; ky është qëllimi i këtij personi, të ndjeni dhimbje, prandaj këtë periudhë mos u besoni shumë lajkave apo fjalëve të bukura. Mbani distancë dhe mos jini shumë i hapur me të tjerët.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Këndi i kuzhinës: Djathë kamember i pjekur në brumë sfoliat

Next Post

12 gënjeshtrat... ...e preferuara të burrave...

Advertisement