Shenjat dhe bashkëjetesa
Ujori
Do që çdo ditë e jotja të jetë ndryshe? Atëherë, Ujori është zgjidhja e duhur që të kesh një bashkëjetesë të mirë, ashtu siç e ke fantazuar! Në shtëpinë tuaj nuk do të ketë limite, rregulla e kufizime dhe me siguri, nuk do të ndiqni standardet e zakonshme. Ai/ajo ka një mënyre jete moderne e ide shumë liberale dhe me siguri, do të bëhet shoku yt më i mirë dhe më i besuar. Do të të nervozojë me paqëndrueshmërinë e tij dhe me defektin se do të ndryshojë lehtë dhe shpejt mendim. Kije parasysh se nuk pajtohet kurrë e me askënd dhe nuk pranon sugjerime. Ndërkohë që ti e pret në shtëpi, ai mund të të telefonojë dhe të thotë se ka shkuar për një udhëtim të shkurtër me shokët. E vërteta është edhe se nuk do të mërzitesh kurrë me të dhe dije se, kur dhe sa herë të kesh nevojë për të, do të jetë gjithmonë pranë teje!
Që bashkëjetesa të zgjasë: Hyr edhe ti në ritmet e paparashikuara dhe liberale të jetës së tij!