Njoftim për shtetasit shqiptarë në Greqi
Pas interesimit tone në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Greke, sot më datën 27.03.2015, na është konfirmuar zyrtarisht se qytetarët shqiptarë me pasaportat me probleme me toponimet do të lejohen të hyjnë pa probleme në territorin grek. deri në datën 19.04.2015. Autoritetet greke sqarojnë gjithashtu se këto pasaporta me probleme nuk do të vulosen, por vula e hyrjes do të vendoset ne nje fletë të bardhë të zakonshme.
Ambasada shqiptare Athinë