ME 6 PRILL DISKUTOHET HEQJA E IMUNITETIT TE KOÇO KOKEDHIMES
Emiljano Aleksi, zëdhënësi i Kryetari të Kuvendit, sapo njofton se Kuvendi Shqipërisë, shpreh keqardhjen për deklaratën e Partisë Demokratike, të bëra nëpërmjet z. Edmond Spaho, nënkryetar i Kuvendit, lidhur me kërkesën e kësaj partie për heqjen e mandatit të deputetit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima.
Bëjmë me dije opinionin publik, vazhdon ai, se “Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta prej kohësh i ka hapur rrugën procesit dhe e ka përcjellë kërkesën e PD-së, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit, tek Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitet, duke dëshmuar në këtë mënyrë që, në asnjë rast nuk ka mbajtur një standard të dyfishtë, sikundër pretendohet, në trajtimin e kërkesave të ngjashme.
Gjithashtu bëjmë me dije se, kjo çështje, për pamundësi objektive të paraqitjes së deputetit dhe avokatit të tij në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, do të trajtohet në mbledhjen e këtij Këshilli në datën 6 prill 2015. “