Tom Doshi më kujton personazhin e filmit sovjetik:”Dhe i vetëm, trim në luftë”. Komente pro e kundra. Analiza të nakatosura. Të sheqerosura. Të farmakosura. Të katosura. Të nxira. Të fryra. Të shfryra. Në lojë u fut edhe diplomacia. Ambasada amerikane si mësalla me dy faqe. E quan person non grata, ndërsa i lejohet të mbajë llogo në senat. E pushkaton, edhe pse drejtësia shqiptare ende nuk e ka qasur tek pragu i derës…
PS-ja e përjashtoi Tomën në drekë. Normale. I mori erzin Ramës, Bushatit dhe Linditës. Vuri në grykë të topit drejtoreshën e tatimeve…Në darkë u pushua kryetari I degës së PS-së në Shkodër. Po në darkë I ranë spaletat drejtorit të OSHEE-së në Shkodër…Në pritje të listës së shkarkimeve mu kujtua një histori.
Në vitet ’60-të jetonte njw njeri I mirw. Quhej Sotir Papuli. Mes miqve quhej Çote. Ishte nga Zagoria. Shkollën e bwri në Bashkimin e Lavdishëm Sovjetik. Nisi punë në gazetën “Zëri i popullit”. Nga viti ’70-të krijojë Lidhjen e Gazetarëve. Vetë u bë kryetar.
Kishte rrogë të mirë. Mbante një makinë. Domosdo kishte edhe shofer. Kishte dy zyra të mobiluara. Duke qënë njeri I mirë, bënte shumë ndere. Ishte kjo një arsye më shumë që të shtoheshin ziliqarët. Malukatët. Servilët. Dallkaukët filluan të lëvizin gurët. Kur mori vesh meselenë, Çotja shtroi një drekë . Qëllova edhe unë. I pari foli sebepçiu:
-Dua tu them dy fjalë. Ju të gjithë e doni fronë time. Halla! Por nuk e dini një fjalë të urtë: Lisi bie me gjithë hije! Po ika unë, nuk do ketë as Lidhje Gazetarët. Do ketë vetëm Zgjidhje të Gazetarëve…Gëzuar
Por le të kthehemi tek Tom Doshi. Si ra lisi? Rama mbajti nje fjalim të gjatë shumë. Folë e bot për sukseset në ekonomi, që bëjnë –mu-. Me shumë modesti kujtoi se Shqipërinë e Ramës e duan të gjithë. Më shumë Brukseli dhe Amerika. Në fund u kujtua për sebepin pse ishte mbledhur “kajmaku” i socializmës. Tha: Ta lëmë Tomën, të na lërë rehat.
Kaq. Pardon. Hodhi shkelma Blushi. Qëlloi me pambuk Koçoja. Të tjerët në“vathën” e Ramës. Normale. Edhe deputetët janë pjesë e sovranit. Kanë në punë kalamanët. Zonjat. Zogat. Miqtë nga Tepelena. Fiqtë nga Vlora.
Po hija e Tomës? Ishte një hije e gjërë shumë. Domosdo. Deri dje Doshi ishte krahu i djathtë i Ramës. Bënte kohën me shi, diell, breshëre, mjergull e rufe në Shkodër. Emërime pa doganë…Po fshihen të gjithë. Pse? Ra lisi. Nuk ka më hije për dishepujt…Rilindja, para!
Advertisement