Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Lindi biçikleta që… paloset!

Ka disa prodhues biçikletash që kanë filluar të bëjnë biçikleta që palosen, të cilat ju mund t’i fusni nën tavolinën e punës. Kjo do të thotë se nuk do të keni më nevojë të kërkoni një vend për t’i parkuar jashtë dhe nuk do të keni frikë se do t’jua vjedhin, ndërkohë që ju jeni të zënë brenda. Kjo do të thotë gjithashtu se mund të bëni udhëtime duke përdorur më lehtë disa mënyra transporti, makinë dhe biçikletë, tren dhe biçikletë, autobus dhe biçikletë, etj. Megjithatë, janë të pakta modelet që janë aq kompakte sa modeli “Impossible” (I pamundur), i cili mund të futet edhe në çantën tuaj të shpinës! Me këtë biçikletë nuk keni nevojë për vend bagazhi në tren, ose nën tavolinë, sepse atë mund ta mbani gjithmonë pas vetes. Ju mund të ngjiteni në një mal, të udhëtoni me autobus dhe pjesën e fundit të udhëtimit ta bëni me biçikletë. “Ne donim që Impossible të ishte më shumë se një biçikletë që palosej; donim që ajo të ishte aq kompakte sa të futej në një çantë shpine dhe aq e lehtë, sa të transportohej gjithandej”, thotë ekipi që është marrë me realizimin e saj. Dhe ajo, vërtet, mund të futet në një çantë shpine, jo nga ato çantat e mëdha që mbajnë ushtarët, por në ato normale, të nxënësve. Shpikësit e saj e arritën këtë duke u përqendruar te një dizajn që fillonte me rrotat, në vend që ta fillonin me trupin e saj. Janë rrotat ato me të cilat fillon e mbaron biçikleta dhe trupi bashkë me ndenjësen, rrotullohet rreth tyre kur ajo nuk është në përdorim. Gjithashtu, është përdorur një material i lehtë me fibra karboni, për të patur një peshë të lehtë.
Timoni dhe shala e biçikletës janë pothuajse në të njëjtin nivel për ta mbajtur peshën e personit të shpërndarë gjithandej njësoj. Prototipi i biçikletës Impossible mund të mbajë një person me peshë deri në 85 kg, por ka plane që pesha të shtohet më vonë. Biçikleta Impossible kushton afro 400 euro. Ajo punon me bateri, gjë që eviton edhe pedalet dhe kjo është një arsye tjetër pse biçikleta është kaq e vogël. Ajo mund të karikohet për një orë, një orë e gjysmë dhe ecën me shpejtësi 20km/orë deri në 45 minuta. Nëse nuk udhëtoni kaq shpejt, ajo zgjat më shumë. Shala e saj rregullohet me një gjatësi 65-80 cm. Ekipi i saj krijues radhit përparësitë e Impossible: Mund ta mbash me vete (nuk ka nevojë ta lësh jashtë, që të dëmtohet nga moti), përdorimi (një transport i shpejtë urban, pavarësisht sa i bllokuar është trafiku), elasticiteti (mund të karikohet shpejt dhe kudo, duke përdorur një prizë standarde) dhe estetika (dizajn i rafinuar). Ajo mund të paloset dhe shpaloset kollaj nga çdokush, gjë që bëhet vetëm me 4 hapa. Tani, krijuesit e saj po punojnë që ta pajisin atë me aksesorë shtesë, si Bluetooth dhe GPS, si edhe aksesorë sipas dëshirës së konsumatorëve. Ekipi po punon gjithashtu për ta bërë më të fuqishme dhe për ta zvogëluar edhe më (kur paloset, biçikleta është vetëm 43 cm).

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Familja më mohoi se desha të martohesha në pleqëri!

Next Post

Kush blen ende televizorë?

Advertisement