“Hana, përkrahësja e shumë projekteve të jetës sime. Përkrahja e familjes po nuk u dha tek unë, atëherë jam i dështuar! Motivuese kur unë kam krizat e jetës, bashkëshortja më jep kurajo t’i sfidoj krizat”, ka qenë ky dedikimi që këngëtari i mirënjohur Labinot Tahiri ka bërë për bashkëshorten, Hana. Në fakt, meqë nuk e kishim dëgjuar më parë që ai të bënte të tilla deklarata apo edhe ta përmendte bashkëshorten, menduam se këtë dedikim ia kishte bërë asaj me rastin e 8 marsit. Por jo! Këto fjalë Labinoti i ka shkruar pas kësaj date, ndoshta për të na treguar se nuk kujtohet ta vlerësojë dhe falënderojë bashkëshorten vetëm për 8 mars, por edhe në ditë të tjera. Ky është një dedikim që duhet marrë shembull edhe nga bashkëshortët e tjerë, pjesa më e madhe e të cilëve, pa ndihmën e gruas, do ta kishin të pamundur të ishin aty ku janë sot.
(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)