E pabesueshme, por e vërtetë. Një dron nënujor, në formë peshkaqeni, është gati të prodhohet në SHBA. I pagëzuar me emrin “Silent Nemo”, ky objekt i teknologjisë së lartë, do t’i mundësojë marinës amerikane të mbledhë të dhëna, bile të infiltrohet pa u vënë re në territoret armike. Ai është 1.5 metra i gjatë dhe i ngjan një peshkaqeni, me ndryshimin e vetëm se ai ka një antenë në kreshtën e shpinës (dhe nuk ka asgjë të gjallë në të). Projekti “Silent Nemo” është ende në hapat e para të tij, por duket se ka apasionuar shumë njerëz. Ai është krijuar me qëllim studimin e moçaleve, rrjedhave të ujit si edhe kushteve meteorologjike. Me fjalë të tjera, ai ka për objektiv bërjen e kërkimeve mbi botën ujore. Megjithatë, disa njerëz nuk rrinë pa theksuar interesin e kësaj shpikjeje për qëllime ushtarake. Falë ngjashmërisë së madhe me një peshkaqen, ai mund të infiltrohet, pa u vënë re, në territoret armike. Kështu, “Silent Nemo” do të bëhej një vegël e domosdoshme për të zbuluar minat ujore, me qëllim, përgatitjen e një zbarkimi amfib.
Advertisement