Kur vajzat e skenës heqin rrobat: Zajmina
(Ky shkrim këshillohet të lexohet nën tingujt e “You can leave your hat on” http://www.youtube.com/watch?v=jbqpG5fYai4)
Diku është gjoksi, diku është fundshpina, diku një pamje e plotë e nudos ku gjethen e Evës, e zëvendëson një trëndafil. Ndonjëherë janë reale, shpesh ka meritë bisturia e diku tjetër photoshopi, por në çdo rast, kjo mban gjithmonë të njëjtin emër: Lakuriqësi, që edhe pse artistike, huton, shokon e në një vend si Shqipëria, jo rrallë, edhe skandalizon. Dëshirë për famë, për para apo thjesht për të mbetur në qendër të vëmendjes?! Jua lëmë juve ta gjykoni, por duket se në secilin rast, vajzat ia kanë dalë të marrin çfarë duan, për sa kohë mbeten ende emrat më të lakuar të skenës, duke rivalizuar ndjeshëm edhe “kolegen” e tyre ndërkombëtare, Kim Kardashian. E ndërsa këto “nimfa” të skenës e kanë “thyer tashmë akullin”, ne po përpiqemi të paramendojmë se cila do të jetë nudoja e radhës…
Me zh(veshjet) e saj nuk na ka lënë kurrë shumë për të fantazuar që në fillime, kur ish-Missi e tani këngëtarja, dallohej si një një Misset e veshura më “lehtë”. Sigurisht, format ia lejonin këtë atëherë, ashtu siç ia lejojnë edhe sot, vetëm se atëhere nudoja në tentativë është kthyer sot, në një nudo-nudo që për hir të së vërtetës, duke qenë tashmë imunë, nuk është se na bëri shumë përshtypje. E pavarësisht kësaj, përfitimet janë të dukshme e startojnë me ftesa për në koncerte, kopertina e si rrjedhojë, edhe në programe të rëndësishme, siç është edhe ai i fundit “Dance with me”.
(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)