Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Krijimet tuaja…

PALO-MIQ

Më deshën shumë dikur, më deshën
miqtë, shokët, të njohur e të panjohur
atëherë isha i “mirë”, ma njihnin peshën
sot s’e di, janë larguar janë ftohur…

S’u kurseva për ta, kur më kërkuan borxhe
as kur më kërkuan ndere e denarë
më dëgjonin me durimin e një hoxhe
më vinin pas avazit, nga pas si manarë!

Advertisement

Sot që s’mundem, s’kam t’u jap asgjë
ata në fantazma janë kthyer, të padukshëm
s’i njoh më, as në fytyrë e as në zë
“miqtë” dhe “shokët” e mi të dikurshëm!

Ata s’kanë qenë kurrë të tillë siç janë hequr
shpirt e zemër interesi ua ka grirë
qindra miq të tjerë pranë më janë gjendur
ndaj ju, palo-miq fallco, jeni me brirë! Skënder Laze Trebeshina

…Ti ik…!

Ik ti, më mirë ik…!
Mos pyet për mua kam vdekur a jam gjallë.
Ato të lotëve tanë çdo pikë
Të dy, kësaj jete t’ia bëjmë hallall…

Ik ti, më mirë ik…
Shpëto prej hijesh që nuk kapen.
Dhe merrja diellit dritë një çikë.
Përpara se qiejt prej rrufesh të hapen.

Ik ti, më mirë ik!
Përpara se udhët të kthehen në lumë.
E nëse fshihen yjet, jo mos u mërzit..
Një natë, për ty, do të ndrijnë më shumë… Angjelina Lina Ndoj

Aromë dashurie

Një e ngjethur trupin seç ma përshkoi
Në këtë vend me aromë dashurie
Që skuq si gjaku i ndezur në vena
E zgjoi një ëndërr që gjatë tek unë flinte
Nuk e di pse ndodhem sot këtu
Për këtë vend duhet një duet
Unë personazh i vetëm sonte jam
Por sytë më mbetën tek ajo derë.
Papritur më shfaqesh ti, si një vegim
Unë të kisha lënë me kilometra larg
Mbuluar me pluhur harrese të bardhë
Por ti, s’di nga erdhe, aty hyre,
më gjete prapë.
Më shfaqesh pikërisht kur s’të pres
Aty ku edhe Zoti s’e ka të lehtë të më gjejë
Ti personazh i pashpirt ëndrrash
me gjete prapë
Tani që erdhe, të ikesh më s’të lë… Aida Previzi

Buzëmbrëmje e heshtur
Silueta hijesh përçanin rrugën
Pas hijesh njerëz e drita plot
Ndër hapa unë kujtoj të shtunën
E shtun’ e vjetshme. Dhjetor i ftohtë.

Në këtë dritë, në buzëmbrëmje
Një muzg antik mij’ra vjeçar
Diku përballë kushtoj vëmendje
Eh ç’sy… Sa kohë s’i kisha parë.

Të pruri Zoti në udhën time
Tek unë të solli përsëri
Çdo gjë ndodh për një arsye
Ky çast thërriste… dashuri.

Çasti thërriste, por unë s’u ndjeva
Si bronx gjithë trupi u bë statujë
Ti më buzěqeshe. Unë kokën ktheva
S’doja të shihje sy-bronxët ujë…

E kur statuja filloi të ikte
Mes hapash vdekur ashtu rëndë-rëndë
Dhe shpirti i hekurt filloi të fliste
Thërriste rishtaz emrin tënd.

Mbi bulevard rëndonin këmbët
E zemra endej diku nën tokë
Shpirti i ngrirë kërciste dhëmbët
E shtun’ e vjetshme. Dhjetor i ftohtë… Bledi Ylli
Kohë e humbur
E tregoi koha, nuk më përkisje
E humbe si çdo gjë humb në jetë
E kishe menduar të më vrisje
Dhe e provove në të vërtetë.

Më vrave një herë dy herë e tre
Në fund mendove që kam vdekur
Gëzo fitoren. Vetëm se
unë jam gjallë i fortë si hekur…

Më vjen keq për veten time
E mallkoj çastin që të njoha
Të vetmen gjë që më përkiste
Unë e humba… Ishte koha! Bledi Ylli

Sonet
Në detin e syve të tu dua të mbytem
të jem i vetmi yll në thellësinë e tij’
pa frymëmarrje, pa jetë, të mbetem
të pushoj aty, një përjetësi.

Në blun’ e qetë e të pastër
në thellësinë e tij dlirësuese
në trazimin më të egër të dallgëve
do të t’i ëndërroj sytë, nëse t’i puth nuk mundem. Ylli Jahaj

Shtatё vjet pavarёsi
Shtatë vjet nga Pavarësia e Kosovës
shtatë vjet plot imagjinatë në krijim të vetëdijes
plot shtatë vjet ndjenjat mbetën te ndrydhura ne pritje
populli u robërua me skamje nga të vetëzgjedhurit pa dinjitet
plot shtatë vjet fytyrave të korruptuara iu vë ferexhe hajnije
ciklopët e uritur filluan ta hanë edhe shpresën që jetoi ndër vite
pak shpresë e mbetur u bë palë në valixhet, rrugëve të botës.
E sot a ka festë? Çfarë feste?
“Shtatë vjet hajni në lirinë e Kosovës ?!…” Feriz Ukshini

MË DËRGO SHENJË NGA QIELLI BLU
Nata erdhi dalëngadalë,
I ftohti pushtoi anembanë,
Njerëzit rrugëve janë rralluar
Por unë të pres ty në park.
Vallë ty rrugën kush ta preu,
Që më le në pritjen e gjatë?
Malet dëbora krejt i mbuloi,
Unë të pres në takim këtë natë.
Pres të vish bashkë me pranverën,
Që pemët përqark të lulëzojnë,
Rrugën me petale ta shtrojnë
Të pres te vendtakimi ynë.
Katërmbëdhjetë shkurti po afron,
E unë të pres, si çdo vit këtu,
Por ti në heshtje rri si gjithmonë,
Më dërgo një shenjë nga qielli blu! Luljeta Gjosha Pashollari

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Majlinda Dada: Nuk mund të rri vetëm

Next Post

Arbana Osmani bëhet nënë!

Advertisement