– Përshëndetje doktoreshë Valentina. Kam tre vjet që e kam ndërprerë terapinë sepse nuk isha mirë psikologjikisht. Në fillim, kisha disa probleme të vogla pasigurie, u izolova për disa muaj, më pengonte madje edhe zhurma, djersitesha, më rrihte zemra, por e kalova disi këtë periudhë. Pastaj u fejova dhe prej 5 muajsh, kjo gjë m’u largua, por kam frikë se mos më kthehet sërish kjo fobi, kjo frikë. Frika është e tillë saqë më duket sikur do të mbys ndonjërin me thikë pa ndonjë arsye. Thjesht, kam frikë nga mendimet e mia jo të mira. Doktoreshë, ju lutem, më jepni ndonjë këshillë, si mund të më ndihmoni? Faleminderit.
Dr.Valentina Qemalli (Asabella), psikiatre: – Përshëndetje! Në letrën tuaj, ju nuk më sqaroni për sa kohë u trajtuat dhe nëse terapinë e ndërpretë vetë apo me këshillën e mjekut, pasi ka një rëndësi të veçantë koha e trajtimit. Mendimet që keni tani, duhen vlerësuar duke kontaktuar mjekun, në mënyrë që të përcaktohet mënyra e trajtimit me psikoterapi apo me medikamente.
Advertisement