Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Jam 70 vjeç, nuk bëj dot seks…

– Unë që po ju shkruaj jam Osmani 70 vjeç, në gjendje të mirë shëndetësore. Vuaj pak nga tensioni për të cilen përdor pak hapa, të tilla si enapril, hidroklortiazid dhe atenolol. Pyetja ime ka më shumë në lidhje me uljen e dëshirës për marrëdhënie seksuale. Kur dua të bëj marrëdhënie, organi im seksual nuk më forcohet. Kam 3 vjet që përdor gjysëm tablete viagra, domethënë, 50 miligramë, vetëm një herë në muaj. E kuptoj moshën që kam, por përsëri mendoj se duhet të ketë edhe ndonjë shkak tjetër, përveç moshës. Ju lutem shumë, ma shpjegoni, si të veproj? A duhet të përdor më ato apo ndonjë mjekim tjetër? Kam shumë dëshirë të vij për vizitë te ju, por nuk e di kur vizitoni dhe a mundem t’ju takoj juve? Nëse është e mundur, më ndihmoni. Me respekt, Osmani.
Dr. Evi Dani, seksolog-androlog: – I nderuar Osman, së pari ju përshëndes për letrën tuaj, të cilën e vlerësoj shumë. Kur më shkruajnë apo kur më vijnë në konsultim në poliklinikë persona të moshës së tretë, mosha mbi 60 vjeç, unë jam shumë i angazhuar dhe i preokupuar që t’i dëgjoj me vëmendje dhe t’i jap zgjidhje problemit që ata paraqesin. E them këtë se shumë veta mund të mendojnë gabimisht që kjo moshë sikur nuk ka të drejtë apo mjekët mund t’i paragjykojnë për ankesën që ata paraqesin në drejtim të aktivitetit seksual. Është pikërisht kjo moshë që ka përqindjen më të lartë të disfunksionit erektil, pra, impotencës, por sot, edhe në këtë moshë apo në raste sëmundjesh të tjera, ndoshta edhe të rënda që kanë si shoqëruese impotencën seksuale, ne angazhohemi që ta kthejmë aktivitetin seksual. Pra, ndihmojmë sadopak për të rritur cilësinë e jetës së tyre.
– Impotenca seksuale është shoqëruese edhe për persona që vuajnë nga tensioni dhe që marrin medikamente për të kuruar këtë patologji. Konkretisht, atenololi është një nga preparatet që përveç efektit për kurimin e hipertensionit, ka si efekt dytësor impotencën seksuale. Në këtë rast, sigurisht, më e mira do ishte që ju të konsultoheni konkretisht me mua dhe unë ndodhem në Poliklinikën Qendrore, mbrapa 9 katësheve, në Tiranë. Mbasi të bëhet një vlerësim për gjendjen tuaj kardiake, mund të vendoset për marrjen e mjekimit. Viagra është një nga preparatet vërtet me më shumë efekt, por me pasoja ndonjëherë gjer edhe serioze kur ky preparat nuk merret nën konsultimin e mjekut. Në qoftë se një gjysëm kokrre viagra 50 miligramëshe konkretisht ju ka bërë efekt, them se do të ishte mirë të konsultoheshit. Nëse parametrat kardiakë na dalin mirë, mund ta vazhdoni këtë preparat në rritjen e ereksionit. Në qoftë se doni të kontaktoni, jeni i mirëpritur.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Krijimet tuaja...

Next Post

Më enjten qepallat e më lotojnë sytë

Advertisement