Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Eleni Menegaki: Dje në emision, sot lindi fëmijën e katërt
Izet Haxhia ju përgjigjet kërcënimeve me akuza të reja për Berishën, Ramën e Metën dhe një kërkesë për Argitën!!
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin i hap rrugë arrestimit të Doshit

Izet Haxhia ju përgjigjet kërcënimeve me akuza të reja për Berishën, Ramën e Metën dhe një kërkesë për Argitën!!

Izet Haxhiaj ju përgjigjet kërcënimeve me akuza të reja për Berishën, Ramën e Metën!

Pak minuta me pare Izet Haxhiaj publikoi ne faqen e tij te Facebookut statusin e meposhtem:

Te nderuar miq dhe armiqte e mij te shumte. Desha te ndaj me juve disa gjera. Ka disa dite qe kam marre nje seri kercenimesh, ofendimesh e sharjesh nga me te ndryshmet. Shumica e ketyre kercenimeve e sharjeve vijne nga anonime qe fatkeqesisht shfrytzojne lirine qe u japin mediat sociale per te shfryr dufin e tyre. Nje pjese jane nga cubat qe mbeshtesin krycubin berisha, por ajo qe me ben te çuditem jane kercenimet qe po marr nga trimat pacifiste te pacifistit te ndjere Ibrahim Rugova. Kjo erdhi pas nje citimi qe Berisha kishte bere per mikun e tij e qe une isha vete deshmitare i ketj citimi. Une nuk kam qene roje e ushkurit te Rrugoves apo Berishes. Pavarsisht se gojet e liga thone qe Rugova kur pinte kthehej ne nje maniak seksual apo Berisha nen ndikimet anesore te Haloperidolit qe pinte ishte kthyer ne nje impotent.

Advertisement

Ne jeten time nuk kam dashur asnjehere te jem i famshem apo me emer. Do kisha dashur te kisha qene me mire çoban i dhive qe dikur ne rinine e tij ruante Berisha, se ta ta ruaja Berishen vete. Por e kaluara nuk kthehet as nuk blihet me asgje. Kam qene me fat qe, edhe pse kam qene pjese e stanit kriminal te Berishes, nuk kam bere krime. Te jeni te sigurte qe po te isha i perzier me krimet e tij, do te isha, ose prane tij, ose ne varreza. Nje fjale kisha per keta pacifistat e Rugoves. Po te ishit aq trima sa tregoheni te fshehur pas anonimatit, do t’u ishit bashkuar luftetarve te UCK e jo te iknit nga syte kembet e te shulleheshit ne plazhet e Shqiprise, kur luftetaret e lirise derdhnin gjakun per lirine tuaj, apo kur lideri juaj shpirteror takohej ne Beograd me vrasesin e shqiptarve. Disa te tjere me thone qe te beri njeri Berisha. Une u them ketyre, qe Berisha nuk eshte bere njeri per vete e jo te me beje mua. Ca te tjere me thone qe ke ngrene buken e Berishes. Ketyre u them qe une kam ngrene vetem buken qe kam fituar me djersen time e jo ate haram qe ka ngrene Berisha me sahanlepirsit e vet. Ca te tjere thone qe je shitur tek Rama apo Meta. Ne jeten time as nuk me ka blere njeri e as nuk mund te me bleje, jo se jam i pasur, apo nuk kam nevoje per para. Jam i varfer, jetoj ne varferi, por nuk mund te pranoj te jem ne nje krah me ta qe kane qene pjese e nje qeverie qe ka dhene urdhrin per mua qe te qellohet pa paralajmrin ku te shifet. Behet fjale per qeverine Nano te vitit 98 pjese e se ciles kane qene Rama e Meta. Nuk besoj qe Ramës t’i kete ikur urrejtja per mua qe me quante si drejtuesi i grushtit te shtetit te 14 shtatorit, qe e detyroi te ikte nga zyra komode e ministrit me çorape per t’u fshehur ne bodrumin e hotel Rognerit. Po keshtu, Meta nuk mund te kete harruar ate kohe kur rrinte perpara meje me qendrim te perulur qe te merrte nje pershendetje. E ndjej si nje detyrim per shqiptaret dhe si nje pastrim te shpirtit qe te tregoj me vertetsi pa asnje deformim ose urrejtje personale ato qe di apo kam qene deshmitar ne lidhje me Berishen apo ndodhi te tjera.

Po ju them diçka: nuk e njof friken, nuk mund te me frikesoje asgje, as vdekja e as burgu, aq me teper kercenimet e pacfisteve te Rugoves apo ato te cubave te Berishes. Nuk me ka pelqyer as nuk me pelqen te ankohem. Nuk jam ankuar as atehere kur per mua u vune shuma te medha parash per te me vrare. Shumen nuk e them se i ngelet qejfi Tomes, por killeri qe kishte marre persiper kete vrasje, pasi mori kaparin me çon fjale nepermes nje mikut tim qe bej kujdes se duan te vrasin dhe u kthye ne vendlindjen e vet ne Prishtine. Ju them armiqve te mij qe nuk kam frike, jo se jam ndonje trim apo budalla, por une e ndjej qe jam me te drejten e po bej diçka te dobishme. Nuk jam fshehur asnjehere as nuk do te fshihem. Adresen e dini. Po ju pres. Mund tju qeras me ndonje salep po me dhate mundesine. Arme nuk posedoj sepse vazhdimisht jam i kontrolluar nga policia turke. Por kisha nje lutje per Argiten, qe, po pate mundesi ma dergo ate pistoleten e vogel qe te pata dhuruar kur u ktheve nga arratisja qe bere ne itali ne mars 97. Respekte te gjitheve!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (3) View Comments (3)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Eleni Menegaki: Dje në emision, sot lindi fëmijën e katërt

Next Post

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin i hap rrugë arrestimit të Doshit

Advertisement