Dashi
Këtë javë, Marsi do të ketë tendencë t’ju bëjë egoistë. Gjithashtu, kushtojuni më shumë vëmendje të afërmve dhe sidomos, partnerit. Në punë, mund të keni ndonjë tension, por do të dini ta kapërceni falë talentit tuaj në komunikim dhe diplomacisë. Yjet ju dhurojnë më pak energji këtë javë dhe ju ëndërroni për pushime. Megjithatë, mos harroni të lëvizni sadopak, për të ndihmuar trupin tuaj të jetë në formë.
Demi
Partneri/ja juaj mund të lëndohet nëse ju nuk u kushtoni vëmendje dëshirave të tij/saj. Është mirë të mendoni për veten, por mos harroni edhe tjetrin/ën! Në punë do të ndjeni kënaqësi duke ndihmuar kolegët, që do të jenë shumë të lumtur nga kjo. Kjo do t’ju shërbejë më vonë kur të keni shumë punë dhe të keni nevojë për ndihmën e tyre. Ju jeni epikurianë të moderuar, gjë që ju jep mundësi të përfitoni nga gjërat e mira, pa abuzuar.
Binjakët
Nëse jeni beqarë, do të dëgjoni instiktin tuaj për të pasur lidhje me personat që shkojnë me ju. Në punë, mos merrni vendime shumë të nxituara, sepse do të bëni gabime. Kërkojuni mendime kolegëve dhe shefave para se të filloni ndonjë projekt të ri pune, sepse do t’ju japin këshillën e duhur. Morali juaj është i mirë, por nëse do t’i ngadalësonit pak ritmet, do të ishte edhe më i mirë. Në fundjavë, dilni me shoqërinë.
Gaforrja
Nëse jeni në çift, mos harroni të komunikoni për të sqaruar gjendjen e marrëdhënies suaj. Në fakt, asgjë nuk është më konfliktual sesa një tension i fshehur apo fjalët e pathëna. Nervat i keni të tendosura dhe dosjet për t’u trajtuar, grumbullohen në tavolinën tuaj të punës. Kujdes, mos t’ju përfshijë stresi. Merreni më shtruar dhe gjithçka do të shkojë mirë. Kujdesuni edhe pak për formën tuaj, bëni pak fizkulturë, ecje, etj.
Luani
Çifti juaj po kalon një periudhë të vështirë? Ruani besimin, sepse falë Mërkurit, do të keni mundësi të bëni diskutime të mira me njëri-tjetrin. Ju dini t’i merrni punët një nga një, kështu që e ndjeni veten mirë dhe nuk ju përfshin stresi. Këtë javë mbase do të merreni me shumë me punë organizative, apo që kërkojnë përqendrim. Mbase keni probleme të vogla me kurrizin. Në këtë rast, mos harroni të bëni pak ushtrime, apo not në pishinë, se do të ndjeheni shumë mirë.
Virgjëresha
Nëse jeni në çift, do t’ju përfshijë një fluks i madh emocionesh të fuqishme këtë javë. Po nuk ju ndodhi diçka e tillë, do të ndjeheni i/e zhgënjyer në lidhje. Në punë mund të keni probleme të vogla, por me këmbëngulje, do t’i kapërceni. Marsi ju ngjall dëshirën për t’u çlodhur këtë javë. Është normale, pasi e keni sforcuar veten kohët e fundit. Dëgjoni dëshirat tuaja dhe kaloni disa mbrëmje në kolltuk…
Peshorja
Këtë javë, partneri/ja do të marrë nisma që do t’ju bëjnë të çmendeni nga kënaqësia. Që ky pasion të zgjasë, edhe ju duhet të bëni ç‘të mundni për ta kënaqur atë. Në punë, mos u ligështoni nga pengesat dhe problemet që ju dalin përpara dhe jini të përqendruar në punën tuaj, si edhe në marrëdhënien e mirë me kolegët dhe shefat. Për të qenë në formë, evitoni sportet intensive. Më mirë zgjidhni vrapin e lehtë apo ecjen. Më pas, relaksohuni duke pirë çaj, duke lexuar një libër, ose duke u futur në vaskë.
Akrepi
Çdo zënkë në çift mund të jetë konstruktive, prandaj merreni pozitivisht. Kultivoni tolerancën e shpirtgjerësinë dhe do të shihni se gjërat do të zbuten. Nëse doni të ecni përpara në punë, duhet të tregoni guxim. Guxoni të hapni gojën, në vend që të flisni me vete, vetëm kujdes, pa agresivitet. Shëndetin e keni të mirë, energji keni plot, ju duhet vetëm të relaksoheni dhe të dilni me shoqërinë ndonjë mbrëmje.
Shigjetari
Nëse jeni në çift, mund të përjetoni këto ditë pasionin e fillimit, bile të ndjeni edhe rrahje të forta zemre. Netët e ardhshme do të jenë të nxehta. Në punë, shprehni mendimet tuaja me të tjerët, ose nëpërmjet krijimtarisë suaj. Kështu, do të jetë një javë pozitive edhe në punë. Kurseni energjinë dhe kushtojini kujdes edhe gjumit. Kur dilni me miqtë, mos rrini deri natën vonë, kujtohuni se të nesërmen jeni në punë, ose dilni vetëm të shtunën.
Bricjapi
Afërdita ju ofron këtë javë shumë ide origjinale dhe eksituese për ta bërë më pikante lidhjen tuaj dashurore. Ju merreni vesh mirë me klientët tuaj në punë, ashtu si edhe me kolegët, sepse tregoni shumë diplomaci në mënyrën si komunikoni. Gjithashtu, ata e shohin se sa punoni dhe për këtë, ju respektojnë. Do të ndjeheni paksa të lodhur këtë javë, por përsa i përket moralit, do të jeni në formë.
Ujori
Jeni shumë të ndjeshëm, mbase tepër dhe mund të mërziteni edhe për gjënë më të vogël. Përpiquni të kini parasysh se partneri/ja juaj nuk jua do të keqen, thjesht nuk mund ta mbajë mendjen gjithë kohës te ju. Në punë do të tregoheni kërkues ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve, kujdesuni që të mos kërkoni qiqra në hell prej tyre. Përfitoni nga energjia e madhe që keni, për t’u marrë me ndonjë aktivitet sportiv, ose të dilni me shoqërinë.
Peshqit
Nëse jeni beqarë, natyra juaj romantike do t’ju ndihmojë të joshni të tjerët. Nëse doni thjesht të përfitoni nga miqtë tuaj, kjo javë do të jetë e mirë. Në punë mund t’ju paraqiten disa sfida, të cilave do t’u bëni ballë me sukses. Në familje mund të keni ndonjë grindje të vogël, pasi partneri/ja ju akuzon se e keni kokën mbi re dhe këmbët jo shumë në tokë, por shpjegojini se ky largim nga realiteti është i domosdoshëm për ju.
(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)