Besojmë se të gjithë e mbani mend “Beni ecën vetë”, por vitet kaluan dhe Beni u rrit… Tashmë ai jo vetëm që “ecën vetë”, por duket se nuk i ndahet shpirti nga aktrimi. Herion Mustafaraj, i larguar prej vitesh nga vendi i tij, vazhdon të mbetet i njohur dhe i paharrueshëm për publikun shqiptar. Tashmë, Herioni ka vendosur që të kthehet sërish në vendlindje pasi produksioni i formatit më të ri në Vizion Plus, “Grand Hotel 2XL”, ka vendosur ta bëjë pjesë të kastit të aktorëve. Në programin e ndërrimit të viteve në Top Channel, ai u shfaq me një skeç të tijin dhe të gjithë menduan se sezoni i ri do ta gjente në “Portokalli”, por nuk ndodhi kështu! Gjithsesi, Herioni do të jetë pjesë e ekranit shqiptar dhe nuk e vëmë në dyshim që do të na bëjë për vete me tipin e tij, me të cilin janë afeksionuar të gjithë. Pas Erand Sojlit, Herion Mustafaraj është emri i dytë që i bashkohet “Grand Hotel 2XL”. Presim sukses nga ky format!
Advertisement