Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Gruaja nuk bën seks me mua

– Jam i martuar prej 10 vitesh dhe kemi dy fëmijë. Unë jam 35 vjeç, ndërsa gruaja është 32 vjeçe. Kam vënë re disa probleme te bashkëshortja, është një lloj shqetësimi dhe nuk po di si ta quaj. Ajo më do e natyrisht, edhe unë e dua, mirëpo problemi qëndron në kohën e shtratit: Kur duam të kemi marrëdhënie seksuale, sa filloj ta prek ose i them për marrëdhënie seksuale, ajo reagon disi çuditshëm, bëhet shumë nervoze, ndjen siklet në vete, nuk duron ta prek fare. Shumë rrallë e ka dëshirën për marrëdhënie seksuale. Edhe kur më thotë ajo, mua më duket sikur po e dhunoj. Para disa muajve ka bërë kontroll gjinekologjik dhe nuk ka diçka serioze, përveç një infeksioni të vogël, por edhe pas terapisë, vazhdon e njëjta situatë. Shpesh e diskutojmë këtë gjë dhe më bind se nuk e ka sepse nuk më do apo ka ndonjë person tjetër, por nuk mundet as vetë ta kuptojë se si reagon ashtu, shpesh qan. Ditën, thotë se mendon për mua dhe kur vij unë nga puna, çdo gjë duket normale, por kur shkojmë në shtrat, ndodh e kundërta. Unë kam filluar të bëhem shumë nervoz, kjo situatë më është bërë monotone dhe e padurueshme. Kam frikë se mos po e shkatërrojmë familjen, fëmijët, gjë që më së paku e duam. Kërkoj nga ju ndonjë këshillë, nëse ka të bëjë me profesionin tuaj ose të paktën, të na udhëzoni ku të shkojmë e si të veprojmë…
Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: – I nderuar letërshkrues i kulturuar, e meritoni fjalën “i kulturuar”, jo vetëm për letrën e qartë, por edhe për merakun që tregoni për ta shëruar e ruajtur jetën seksuale, pasi jo pak meshkuj, pas shumë vitesh martesë në lidhje me jetën seksuale, udhëhiqen nga psikologji jo normale duke menduar se “kaq ishte” ose “si t’i vijë”… Ju, jo vetëm që nuk bëni të tilla supozime, por as nuk bëheni xheloz, pra, i përjashtoni fantazitë e këqija dhe e kuptoni se gruaja juaj ju do… Jeta seksuale është pjesa më e bukur e jetës tërësore dhe shëndeti seksual është pjesë përbërëse e shëndetit në tërësi. Atëherë, me të drejtë shtrohet pyetja: “Po çfarë e ka gjetur këtë martesën tuaj të suksesshme që kur vjen puna te krevati, sikur po vepron ndonjë “magji” e keqe?!”. Mos më keqkupo, kurrfarë “magjie” s’mund të ketë aty, por po e përdor këtë fjalë në kuptimin figurativ. Po ashtu, në kuptimin figurativ po përdor edhe një fjalë tjetër që është terapia e çiftit, psikoterapia seksuale, që do ta quaja “magjia e mirë”, e cila heq ose shmang të keqen. Shumë çifte, për të rregulluar jetën seksuale apo potencën, shkojnë te gjinekologu apo andrologu. Mjaft mirë bëjnë, por nuk duhet të harrojmë se organi kryesor seksual është truri, ndaj shpeshherë duhet të merremi me të, që të përmirësojmë jetën seksuale. Pas specializimit në Londër, përveç psikologjisë klinike, kam bërë specializim edhe për psikologjinë e seksualitetit, për të cilin kam botuar 3 libra e përkthyer një, që titullohet “Sekrete për meshkujt, që duhet të dijë çdo femër”. Më parë, kam botuar librin “Psikologji intime”, i cili na tregon “çudirat” që duhet të njohë çdo mashkull te femrat, që të dijë ta tërheqë bukur e me shumë pasion partneren në jetën seksuale. Njëkohësisht, kam trajtuar qindra çifte duke i “sinkronizuar” me aq sa mundem, duke bërë më të mirën në lidhje me jetën e tyre seksuale. Por, ka një sekret: Do t’u lutem çifteve që të vijnë e ta kërkojnë këtë ndihmë sa më shpejt që diktojnë rënie apo ftohtësi të jetës seksuale dhe të mos presin sa të veprojë atrofia, që do të thotë pakësim, ikje për shkak të mosfunksionimit apo më keq akoma: Neveria.
– Nëse për shkaqe të ndryshme fizike ose psikologjike, lind neveria seksuale, jeta seksuale dëmtohet rëndë dhe ndihma do të vinte si koshi pas të vjelave e të mos sillte rezultatet e dëshiruara. E njëjta gjë duhet thënë edhe për orgazmën. Shumë femra që nuk e arrijnë orgazmën, nuk e kuptojnë se normalisht, çdo femër do të duhej të arrinte në orgazëm, por “pengesë” bëhet këtu truri, pikërisht ai i cili do të duhej ta ndihmonte njeriun. Këto gra harxhojnë shuma parash për te parukieret ose për lëkurën dhe nuk kërkojnë ndihmë për këtë “pasuri” të veçantë që duhet të funksionojë brenda tyre, siç është orgazma, jo vetëm si kënaqësi, por edhe për shëndetin e mirëqenien shpirtërore. Femra orgazmike kënaqet vetë dhe është vërtet tërheqëse për mashkullin. Tani le të shohim pak më konkretisht problemin tuaj, i nderuar letërshkrues. Do të doja të dija se si ka qenë që në fillimin e saj jeta seksuale, pasi ka edhe raste kur ndonjë “traumë” mund të fillojë që natën e parë të martesës te zhvirgjërimi, sepse siç thuhet me të drejtë, “fillimi i mbarë është gjysma e punës”. Do të doja të dija: A ka arritur ndonjëherë në orgazëm gruaja juaj? Gjithashtu, do të doja të dija bagazhin e njohurive të saj dhe tuajat si mashkull në lidhje me seksin, si dhe trajtimin që ju i bëni asaj në lidhje me teknikat apo “artin” e seksit. Do të doja të dija gjithashtu edhe për origjinën tuaj, por edhe për sëmundjet, pasi ju vërtet më thoni se ajo ka kaluar një infeksion të vogël në organet gjenitale, por shpeshherë këto lloj infeksionesh, të vogla duken, por japin ca shqetësime të mëdha drejt e te truri, aq sa çorientohen edhe psikiatrit, duke i kujtuar ato për simptoma të sëmundjes mendore.
– Fakti që ajo shpesh qan, tregon se ka një brengë të madhe, një lloj frike apo ankthi të cilat nuk i ndan dot me ju. Shumë burra përpiqen të bëjnë vetë “doktorin” në lidhje me gruan, por është vetëm specialisti psikolog ai që arrin të shohë çfarë ka në fund të “detit” te femra, në magazinat e pavetëdijes së saj. Ndoshta mund të jenë edhe disa prapaskena të depresionit të cilat i dallon përsëri psikologu, si specialist i shëndetit psikologjik e mendor. Mund të kenë ndodhur edhe disa gjëra pa shumë rëndësi, por që gruaja juaj, si e mbindjeshme, me shumë sedër e dinjitet që është, u jep atyre rëndësi të madhe. Ndoshta gruaja juaj ka vuajtur nga ndjenjat e sublimes ose dëshirat për perfeksion të cilat i ka patur edhe në sferën seksuale e ju nuk ia keni kuptuar. Diçka që mbetet në kujtesë si ndonjë kockë e patretur në stomak, kërkon pak “acid” psikologjik që ta zhbllokojë këtë gjendje. Të mos harrojmë se edhe këtu gjen vend ajo shprehja popullore “hyzmeti-kësmeti”. Ju siguroj që do t’ju trajtoj jo vetëm si një specialist me përvojë 35 vjeçare i cili që në moshën 27 vjeçare ka shkruar librin “Edukata seksuale” me 304 faqe, por edhe si një prind apo mik i juaji. Ejani t’i shtrojmë e t’i zgjidhim “ngërçet”, pasi fshehtësia me doktorin nuk i shërben askujt. Nuk di se si t’ju ndihmoj më tepër pa ju pyetur në detaje. Di të them se çiftet e trajtuara, e kanë gjetur muajin e mjaltit, pas shumë vitesh martesë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Krijimet tuaja...

Next Post

Pse ha në mënyrë të pakontrolluar?

Advertisement