Ditët e fundit, për nder të 7 vjetorit të pavarësisë, në Kosovë janë zhvilluar evente të shumëllojshme, mes të cilëve edhe ai ku është zgjedhur Miss dhe Mister Pavarësia 2015. Mes shumë të rinjve të tjerë pjesëmarrës në event, më shumë ra në sy i riu nga Prizreni, Emin Mejdiu, i cili në këtë event ka fituar dy çmime, Mister Freedom dhe Mister Talenti 2015. Emini vetë, i cili ka treguar se ka edhe shumë talente, falënderon koreografen Shpresa Gegaj dhe thotë se shpreson të bëjë përpara në këtë rrugë, në krah të menaxherit të tij, Shpejtim Zeneli
Advertisement