Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Duhet të mjekohem me insulinë?

– Doktor Dashamiri, jam Bajamia, 63 vjeçe. Kam 16 vjet që vuaj nga diabeti dhe kohët e fundit nuk ndihem fare mirë, madje kam bërë ndërhyrje me lazer dhe gjilpërë në sy. A duhet të filloj mjekimin me insulinë, sepse mjeku ka një vit që më thotë, por unë e kam refuzuar. Kam frikë se mos insulina më bën dëm dhe se mos më vonë verbohem fare nga diabeti. Pres me padurim përgjigjen tuaj…
Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: – E nderuar zonja Bajame, duke ju falënderuar për pyetjen tuaj, ju sqaroj se verbimi nuk është një gjendje që vjen te diabetikët sot për nesër, por për fat të keq, është komplikacion relativisht i shpeshtë ndër ta. Diabeti i sheqerit është sëmundja kryesore sot në botë që shkakton verbim jo traumatik. Para se t’ju sqaroj rreth mjekimit me insulinë dhe komplikacioneve që ju ka dhënë diabeti në sy, më lejoni të përmbledh shkurtazi një fenomen që haset rëndom te të sëmurët tanë. Fatkeqësisht, ky është fenomeni i mosndjekjes korrekte dhe në mënyrë të vazhdueshme të diabetit. Kur diabetikët, siç jeni edhe ju, kalojnë një periudhë të gjatë kohe pa normalizuar vlerat e sheqerit në gjak, pa marrë mjekimin e përshtatshëm për ta, pa dietë, pa aktivitet fizik dhe pa vajtur te mjeku, me siguri, kjo sëmundje do të sjellë shumë shpejt dëmtime dhe ndërlikime të ndryshme në organizëm. Sytë janë objektivi kryesor apo “tabela” e qitjes për t’u dëmtuar nga diabeti. Në tërësi, diabetikët preken 2-4 herë më shpesh nga gjithë sëmundjet e syrit sesa njerëzit normalë, por vendi ku diabeti jep dëmtime më shumë është muri i brendshëm i syrit (retina), që nuk është gjë tjetër veçse vendi ku projektohet pamja. Retina është e mbushur me enë gjaku e mbaresa nervore dhe duke ditur që diabeti i dëmton shpejt enët e gjakut dhe nervat, shpejt në retinë paraqiten ndryshime jo normale, të shkaktuara nga kjo sëmundje.
– Retina, fillimisht, vuan mungesën e gjakut, oksigjenit dhe si shkak i kësaj vuajtjeje, ajo detyrohet të prodhojë enë gjaku të reja për të kompensuar mungesën e oksigjenit. Këto enë gjaku jo vetëm që nuk e kryejnë dot funksionin si ato të parat (vazat normale), por edhe janë shumë herë më të dobëta dhe më të dëmtueshme. Te këto enë ndodh shpesh shkatërrimi që mund të paraqitet si hemorragji, tromboza apo çrregullime të tjera. Më tej, kemi rëndim të dëmtimeve në sy e për pasojë, reduktim të pamjes. Ndërhyrjet që ju kanë bërë me lazer dhe injeksionet në sy kanë synuar t’i shkatërrojnë të gjitha trombozat, të gjitha enët “e këqija” që janë shfaqur në retinën tuaj. Këto mjekime kanë efekt spektakolar në frenimin e dëmtimeve në sy, por nëse ju nuk i mbani si duhet nën kontroll vlerat e sheqerit edhe pas këtyre ndërhyrjeve, efektshmëria e tyre është minimale. Ngushtësisht me shpjegimin e komplikacioneve në sy, është i lidhur edhe shpjegimi i një pjese të pyetjes suaj lidhur me insulinën, pra, roli i saj i rëndësishëm në arritjen e një ekuilibri perfekt të diabetit. Në rastin tuaj, unë mendoj se ju jeni e vonuar në fillimin e insulinës sepse nëse insulina fillohet në kohën e duhur, në dozën e duhur dhe kur individi përshtat jetën sipas kushteve të mjekimit, suksesi do të jetë plotësisht i arritshëm. Fakti që i keni kaluar 16 vjet dhe keni kaq shumë komplikacione, më vjen keq t’jua them, por tregon se është një rast i mjekuar jo mirë. Duke përfunduar, do të doja t’ju transmetoja edhe një herë thirrjen se asnjëherë nuk është vonë për të marrë mjekimn e duhur. Duhet të hiqni dorë një herë e mirë ju dhe gjithë diabetikët e tjerë që e perceptojnë insulinën si produkt negativ apo drogë që jep varësi. Ju duhet të shtoni informacionin rreth saj, të keni njohuri për mënyren e mbajtjes, injektimet dhe modifikimet e dozave etj. Kam bindjen e thellë që duke u kthyer në vlera normale të sheqerit, të gjitha komplikacionet që keni do të reduktohen e aq më tepër, do të parandalohen të tjera ndërlikime që mbart me vete diabeti. Shpresoj të më keni kuptuar drejt dhe pres të më shkruani sërish. Të shkuara!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Next Post

Jam miope. A mund ta ngas makinën?

Advertisement