Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Cila mund të quhet dashuri e vërtetë?

“Pse rri akoma me atë?”. Sa herë ia kemi thënë (ose të paktën menduar) këtë shprehje ndonjë shoku/shoqeje të mpleksur në histori dashurie të dhimbshme? Sa herë kemi pyetur veten se çfarë i shtynte të vazhdonin marrëdhënie të palumtura? Me siguri, kjo nuk është dashuri… Por, çfarë është dashuria atëhere? Një ndjenjë që na bën vazhdimisht të lumtur? Me siguri, jo, thotë psikanaliza. Dashuria, “e vërteta”, nuk ka asnjë lidhje me qetësinë. Edhe pasi ke kaluar fillimin dhe mendon se gjithçka do të shkojë vaj, nuk është kështu. Dashuria shkakton dhimbje, përmbys jetën tonë, na lidh me dikë tjetër me një mënyrë që nuk është aspak racionale. Cilat janë atëhere shenjat që tregojnë se përjeton një dashuri të vërtetë?

1. Të gjesh një qenie tjetër misterioze
Dashuria është një mister për ata që e përjetojnë, një mister për ata që e shohin. Ne e konstatojmë, por nuk e kuptojmë. Pse ndodh kjo? Sepse ajo që na lidh me qenien tjetër është e pashpjegueshme. Të duash vërtet do të thotë ta dashurosh tjetrin në tërësi, jo vetëm për imazhin (bukurinë, ngjashmërimë me këtë apo atë), as për atë që ai simbolizon (një baba, një nënë, pushtetin, paranë), por për sekretin e tij. Këtë sekret, të cilit nuk dimë t’ia vëmë emrin, që do të takojë sekretin tonë: Një mungesë e ndjerë që prej fëmijërisë, një vuajtje e veçantë, e papërcaktuar…

2. Të kesh frikë të humbasësh atë që do
Të duash do të thotë të kesh frikë gjithë kohën. Frojdi, në një libër të tij shkruan: “Ne bëhemi të varur, sepse tjetri duhet të na mbështesë gjithmonë në ekzistencën tonë. Nga kjo, lind frika e humbjes.”. Një tjetër psikologe shkruan: “Të dashurosh, do të thotë të rrezikosh. Ka raste që e prishim dashurinë nga kjo frikë…”. Gjithashtu, Frojdi thotë se Erosi dhe Thanatosi (vdekja) shkojnë përkrah njëri-tjetrit. Unë të dua, unë të shkatërroj…”

Advertisement

3. Të pranosh të përjetosh të panjohurën me dikë tjetër
Asgjë nuk është e parapërcaktuar. Shprehja që thotë se dashuria vjen duke u shuar është një mit. Ajo mund të marrë edhe rrugën e kundërt. Ne duhet ta pranojmë se nuk i zotërojmë ndjenjat tona. Për të dashuruar vërtet, duhet të besosh në një lloj mrekullie. Duhet mbajtur gjallë flaka që mund të rindizet, të mos kërkosh një kënaqësi të menjëhershme, të pranosh të panjohurën, të tregohesh i durueshëm…

4. Të ndjesh dëshirë
Askush nuk dyshon për këtë: Të dashurosh, do të thotë të kesh dëshirë për tjetrin. Një psikolog thotë se “Të bësh dashuri, të ndihmon të dashurosh. Pa shkëmbimin fizik, diçka nuk shkon në dashuri. Dashuria kërkon kënaqësi, sepse ka dëshirë. Ndryshimi mes sekseve anullohet në marrëdhënie, të dy përzihen me njëri-tjetrin. Pa dashuri, seksi përjetohet si një mjet për të shkarkuar një tension, ndërkohë që për t’u kënaqur në një emocion që shkakton vibracione, një eksperiencë të fuqishme, duhet të dashurosh vërtet.
Atëhere, ulja e dëshirës tregon mungesë dashurie? “Aspak!”, thonë psikologët. “Ka momente lumturie, kur je aq i lumtur, sa kënaqesh vetëm me faktin që tjetri ekziston”. Pastaj, asgjë nuk është e fiksuar, dëshira vjen e ikën dhe rivjen prapë.

5. Të ndjesh se ekziston
“Të jesh i dashuruar, do të thotë të ndjehesh i justifikuar pse ekziston”, thoshte Sartri. Dashuria e vërtetë është ky iluzion se dashuria jonë është unike. Tjetri është ideali i mishëruar dhe ne ekzistojmë falë vështrimit të tij. Ne e njohim rëndësinë e madhe të dashurisë së vërtetë: Ne e vlerësojmë, e mendojmë të pazëvendësueshme. Ne kemi gjetur një thesar, nuk jemi më vetem. Edhe tjetri na sjell pranë botën e tij, një hapje drejt horizonteve të reja, emocioneve që nuk i perceptonim me të njëjtën fuqi më parë. Dashuria e vërtetë fuqizon ndjesinë tonë se jemi të gjallë, pra, ekzistojmë.

(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kur vajzat e skenës heqin rrobat: Kallashi (Fotografi për +18)

Next Post

Lidhje vetëm për qejf...

Advertisement