Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Bleri Dervishi: Më thanë: “Fitove vetëm se e bëre shefin për të qarë”

Blerina Çizmja: – Bler, je vetëm 21 vjeç, ama, një 21 vjeçar me titullin MasterChef! Më thuaj, me çfarë kanë qenë të mbushura më së shumti këto ditë, pas fitores?
Bleri Dervishi: – Ka qenë një emocion i rrallë, që nuk e kisha provuar kurrë më parë, diçka e jashtëzakonshme, që vërtet të ndryshon jetën. Sidoqoftë, nuk mund të mos them se Master Chef ishte një eksperiencë shumë e vështirë dhe vetëm nëse ke pasionin e duhur e jep më të mirën nga vetja, ia del mbanë.
– Çfarë shijeje kishte fitorja?
– Shije krenarie, sakrifice, vendosmërie, pasioni dhe dashurie për këtë profesion.
– Të ka thënë ndokush se nuk e meritoje ti fitoren?
– Po, ka patur shumë nga ata që më kanë kritikuar pas fitores, ose që nuk ishin dakord me disa vendime, ama për mua, këto nuk kanë rëndësi… Fitova unë! Jam unë Master Chef Albania 2!
– Pse fitove ti dhe jo Indriti?
– Besoj se ndodhi ngaqë krijova pjata me shije të forta, por të mbushura me pasion, që atij ndoshta as që do t’i kishin shkuar ndërmend…
– Cila është e mira dhe e keqja e të qenit i njohur nga të gjithë?
– E bukura është se të gjithë të duan dhe je idhulli i tyre. Por, gjëja e keqe është se duhet të bësh shumë kujdes me gjithçka… Edhe gabimin më të vogël të bësh, të qortojnë menjëherë.
– Cili ka qenë komplimenti më i bukur dhe reagimi më i keq i dikujt, pas fitores?
– Komplimentin më të bukur e kam marrë atë natë… Më kanë thënë: “Bravo! Je i madh dhe e meritove 100 për qind!”, kurse më i keqi: “Fitove vetëm sepse e bëre shefin për të qarë”.
– Shumë prej jush e kishin nisur këtë pasion në njëfarë mënyre, nga “halli”, sepse duke i patur prindërit në punë, duhet të gatuanin vetë…
– Unë e kam nisur sepse që i vogël, ndiqja mamin tim në restorant, ku laja pjatat. Më besoni se edhe në atë punë ka një lloj kënaqësie, por sigurisht, është më mirë të jesh shef… (Buzëqesh) Dëshira ime për të mësuar, nuk ka ndalur kurrë. Mbi të gjitha, e kam fituar Master Chefin falë prindërve të mi, që kanë qenë të ashpër me mua…
– Si mendon, po të kishe jetuar në një familje të pasur, ku nuk do të kishe nevoje t’i afroheshe fare kuzhinës, do ta kishe patur këtë pasion?
– Mendoj se edhe nëse do të kisha jetuar në një familje të pasur, do të kisha zgjedhur të njëjtën rrugë, sepse në fund të fundit, paratë nuk janë asgjë… Ai që ka rëndësi është pasioni brenda teje. Nuk mund të jetosh duke mos bërë asgjë. Të paktën unë, kështu jam!
– Cili është ai gatim i mamasë, që ti nuk e bën dot kurrë si ajo?
– Supërat, në përgjithësi, nuk i bëj dot kurrë si mami, me atë shije prej mamaje dhe dashuri që hedh brenda…
– Po i gjyshes?
– Oh, fasule me pastërma! Sa herë shkoj në shtëpinë e saj, gjej fasule me pastërma! Eh, do të kisha ngrënë me kuintalë prej saj, me të jam rritur… Nuk kam për ta harruar kurrë kur shkoja të kullosja lopën me gjyshin tim, apo kur thanim mishin mbi sobën me dru… apo kur ndihmoja gjyshen për të zgjedhur fasulet, pasi i kishim mbledhur dhe për t’i ndarë, që më pas të thaheshin, ndërkohë që unë haja bukë me djathë e domate…
– Për ç’gatim të merr malli më së shumti?
– Për fasule me pastërma… dhe për bukë, domate dhe gjizë, bërë nga gjyshja ime! Pastaj, byrek me qepë dhe domate… Unë ha gjithçka dhe përshtatem me gjithçka, sipas situatës. Në kuzhinën time më pëlqen gjithmonë të eksperimentoj duke nisur nga tradicionalja, nga një produkt kryesor, për të ndërtuar mbi të një histori, një identitet…
– Si shpjegohet që të katër gjysëmfinalistët ishit shqiptarë me banim në Itali? Ju, djemtë tanë, të gjithë në kuzhinë përfundoni kur jeni në emigracion?
– As unë nuk e di se pse… Me siguri, sepse duke qenë në Itali, kemi patur mundësi për të studiuar e për të ecur përpara në këtë rrugë dhe ka qenë pasioni që na ka sjellë deri këtu… Nuk mendoj se përfundojmë të gjithë në kuzhinë… Thjesht, nganjëherë, dikush futet në kuzhinë si pjatalarës, sepse mendon se është gjëja më e lehtë, ama ju siguroj se edhe detyra e pjatalarësit është shumë e vështirë; ka shumë përgjegjësi.
– Cila është, sipas teje, ajo pikë ku kuzhina italiane bashkohet me shqiptaren?
– Besoj se është Adriatiku, rruga e erëzave… Në shumë restoranre bë Shqipëri, kërkojnë të gatuash gatime italiane me produkte që vijnë nga Italia ose që peshkohen në Adriatik.
– Më jep një përshkrim për secilin nga shefat…
– Shef Sokoli mendoj se është një nga pastiçierët më të mirë që mund të gjesh.
Shef Renatoja, është shefi i vërtetë, nga ata që të bërtasin, të mbajnë gjithnjë nën kontroll, di se ç’do të thotë kuzhinë dhe është ekstremisht serioz kur është në kuzhinë, ndërsa kur është jashtë, është një njeri krejt tjetër. E admiroj pa fund për atë që është, sepse e meriton.
Shef Gëzimin, më shumë sesa si një shef, do ta përshkruaja si një artist, sepse ai ka një kulturë dhe njohje 360 gradëshe, në botën e kuzhinës.

Në kuzhinë me Blerin…
– Zbulimi i fundit që ke bërë në kuzhinë, sa u përket përbërësve?
– Farat e kias, që me kalçumin që kanë, janë një nga produktet kryesore me këtë mineral, bashkë me farat e susamit. Kanë 600 miligramë kalcium për çdo 100 gramë fara, 5 herë më shumë sesa qumështi, përmbajnë acide yndyrore Omega 3, sa 20 % e peshës së tyre, një karakteristikë që i bën të ngjashme me farat dhe vajin e lirit.
– Çfarë zbulove për veten në këtë garë?
– Kam mësuar të punoj dhe të përqendrohem shumë mirë në punë, kur jam nën presion.
– Si do ta kishe titulluar një pjatë me temë fitoren dhe me çfarë do ta kishe përgatitur atë?
– Konkretizim shpërthyes. Praktikisht, në një pjatë të vetme, do të ishin 20 përbërës të ndryshëm, për të përmbyllur kështu të gjithë udhëtimin e jetës sime, që më ka sjellë fitoreën e Master Chef Albania 2. Një bashkim teknikash e përbërësish, që vetëm nga aroma dhe nga shija, do t’i kishte lënë të gjithë pa fjalë dhe të shokuar… Një orgazmë kulinarie.
– Cili gatim do të ishte sfida jote?
– Të mund të përballesha në kuzhinë me një shef të madh.
– Çfarë nuk do ta gatuaje dot?
– Gjëja më e lehtë në botë, është shpesh gjëja më e vështirë për t’u gatuar.
– Me cilin përbërës je familjarizuar dhe e gatuan më me qejf?
– Me çokollatën.
– Tani, kupën e ke në dorë, kështu që mund të ma thuash: Cili është difekti yt në kuzhinë?
– Jam shumë i ashpër, shumë serioz…
– Po pika e fortë, ajo që të bëri fitues?
– Vendosmëria dhe besimi në vetvete.

Cili është sekreti për të gatuar…
– …një ëmbëlsirë
– Qetësia dhe durimi.
– …për një tavolinë me 20 vetë?
– Shija, çmenduria…
– …një përbërës që askush nuk pret ta shohë në tavolinë?
– Një ëmbëlsirë me spec djegës!
– …për njeriun e zemrës?
– Dashuria, pasoni, vendosmëria, domethënë, çokollatë me shafran dhe verë…
– …për shefat e Master Chef?
– Çmenduria dhe siguria.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ministria e Brendshme njofton: Priten rreshje e shtërngata të mëdha në Shqipëri

Next Post

Gjyste Vulaj: Kur i them vetes: “Shiko si je bërë, moj dreq!”

Advertisement