Përbërësit për 6 copë mesatare:
Miell misri, 225 gramë
Miell gruri, 1 lugë
Gjalpë, 110 gramë
Finjë 1 lugë gjelle (bëhet duke zier një lugë hi në një xhezve me ujë, lihet të kullohet dhe merr një lugë nga pjesa e sipërme)
Sheqer, 200 gramë
Vezë, 2 kokrra
Përgatitja
Gratë elbasanase thonë se sheqeri dhe vezët duhen rrahur me dorë, por mund të rrihen edhe me mikser. Rrihet gjalpi me sheqerin për gati 15-20 minuta, derisa sheqeri të bëhet vërtet i bardhë dhe të dalë një krem shumë i bukur. Pastaj i shohet finja dhe vazhdon rrahjen. Shtohen vezët një nga një dhe brumi rrihet 5 minuta pas çdo veze.
Pastaj shtohet mielli, duke ulur shpejtësinë e mikserit. Brumi deli shumë i butë. Me duart e njomura, formohen 6 ballakume. Para se të vihen në tavë, kjo e fundit lyhet pak me gjalpë. Piqen rreth 20 minuta, në temperaturë 150 gradë.
Nëse doni më shumë, dyfishoni apo shumëfishoni sasitë.