Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Anxhela Peristeri: Shumë vajza do të donin të ishin në vendin tim

I kthehet fuqishëm tregut muzikor me një hit të ri, “Bye Bye”, në duet me Markus Marçadon, i cili i jep edhe më shumë bukuri këngës në gjuhën spanjolle. Të dy, gjatë klipit, luajnë me njëri-tjetrin mes dashurisë edhe urrejtjes, por në realitet ata janë vetëm miq të mirë. “Bye Bye” është një këngë regaton, stil që Anxhela e ka shumë për zemër. E kemi pyetur Anxhelën për shumë gjëra, përfshirë edhe jetën private dhe ajo nuk ka hezituar të përgjigjet, në këtë bashkëbisedim për gazetën “Intervista”…

Rita Rrjolli: – Anxhela, këtë herë, vjen me një bashkëpunim… Pse zgjodhe pikërisht Markusin?
Anxhela Peristeri: – Markusi ishte një rastësi e vërtetë. Nuk njiheshim më parë, por ideja qe e orkestruesit të këngës sime, De Vox. Të dyja palët ramë dakord dhe kështu lindi ky bashkëpunim, për mua, i suksesshëm.
– Si është të kesh pranë një mashkull kaq të pashëm?
– Është një kënaqësi e vërtetë, mbi të gjitha sepse bukuria e Markusit qëndron edhe brenda tij. Është një njeri shumë i bukur në përgjithësi dhe bashkëpunimi me të ishte gjithashtu një kënaqësi.
– Klipi, mes puthjesh e përqafimesh… Gjithmonë kaq sensuale je?
– Ishte thjesht skenari i videoklipit! Nuk e di nëse jam gjithmonë, por kur bëhet fjala për skenare klipi, jam. (Qesh)
– Pati ndonjë shkëndijë mes jush?
– Jo, nuk pati shkëndijë, pasi me Markusin u bëmë miq shumë të mirë dhe e pres prapë ne Tiranë në datën 13 Mars, për promovimin e klipit tonë te Fari Music Live, qendra ku unë këndoj çdo të premte e të shtunë.
– Nëse do të kishte, do të na e tregoje?
– E pse të mos e tregoja nëse do të kishte?! Mendoj se shumë vajza do të donin të ishin në vendin tim.
– Në ç’stil mund të përkufizohet kënga?
– Kënga është regaton, një stil që e kam kënduar dhe më parë. Më pëlqen ky lloj ritmi dhe këngët latine, po ashtu, më pëlqejnë shumë.
– Çfarë të ka shijuar më shumë gjatë klipit?
– Veshjet e mrekullueshme të Joni Peçit! Mezi prisja të vishja tjetrën.
– A e pati klipi suksesin e dëshiruar?
– Klipi u prit jashtëzakonisht shumë mirë, edhe pse lançimin zyrtar nuk e kam bërë akoma.
– Po përgatitja, sa kohë të mori?
– Xhirimet bashkë me regjistrimin e këngës zgjatën rreth një muaj e gjysëm.
– Nga kush i more komplimentet e para?
– Sigurisht, nga familja.
– Kënga doli ashtu siç e kishe imagjinuar?
– Doli edhe më e bukur dhe për këtë falënderoj nga zemra kompozitorin e këngës Gramoz Kozeli dhe orkestruesin e saj, De Vox.
– Kujt i thua “Bye bye”?
– Për momentin, vetëm Markusit po i them… (Qesh)
– Në jetë e kë thënë shpesh, apo më shumë ke dëgjuar të ta thonë?
– Edhe kam thënë, edhe ma kanë thënë, por mendoj se unë kam thënë më shpesh. (Qesh)
– Si reagon nëse ta thotë dikush?
– Nëse dikush më thotë “bye-bye” (mirupafshim), unë i them “adio” (lamtumirë).
– Pasi je zënë me dikë, zgjedh të dëfrehesh në diskoteka apo mbyllesh në shtëpi?
– Nuk jam tipi që rri dhe vuaj brenda katër mureve. Sigurisht që do të dilja me shoqërinë për t’u dëfryer.
– Një natë melankolike për ty shoqërohet me verë dhe vetmi, apo me verë dhe shoqëri?
– Me verë dhe shoqëri, sepse nuk më pëlqen vetmia.
– Anxhela, si do ta kalosh ditën sot?
– Sot është një ditë relaksi për mua. Do të mundohem të çlodhem e të lexoj ndonjë libër, sepse nesër jam në koncert dhe në vazhdim, gjithë java do të jetë e ngarkuar.
– Ku ndryshon për ty dita nga nata?
– Dita dhe nata për mua, përgjithësisht, janë njësoj, duke përjashtuar që dita ka diell. “Punë-punë natë e ditë, që të shohim pakëz dritë”, siç thoshte edhe Naim Frashëri. (Buzëqesh)
– Sa e lodhshme është të këndosh live çdo fundjavë?
– Të gjitha punët janë të lodhshme, por mendoj se kur e dashuron punën që bën, si në rastin tim, është më pak e lodhshme.
– Si kujdesesh për zërin tënd?
– Vetëm me gjumë mund të kurohet zëri, por duke qenë se kohët e fundit gjumi më ka munguar disi, jam munduar me mjaltë dhe vaj ulliri, recetë kjo që ma ka mësuar kolegu dhe miku im Aurel Thellimi.
– Çfarë konsideron gjënë më të rëndësishme në jetë?
– Familjen.
– Vendimi më i vështirë që ke marrë deri tani…
– Kur vendosa të largohesha në Greqi.
– Je impulsive, apo i mendon gjërat 100 herë?
– Jam shumë impulsive. Këtë po e quaj disi difekt te vetja.
– Si i ke marrëdhëniet me fansat, krijon shoqëri me ta?
– Kam marrëdhënie shumë të mira dhe ka pasur raste që kam krijuar shoqëri me ta.
– A i ke vënë vetës një qëllim për vitin 2015?
– Qëllimi që i vë vetes çdo vit është të kem afër njerëzit e dashur, të kem shëndet dhe sigurisht, të mund t’u ofroj fansave të mi sa më shumë surpriza të bukura.
– Vazhdon të jesh singëll?
– Vazhdoj të jem singëll.
– Si e personifikon djalin ideal?
– Djali ideal për mua duhet të jetë i qeshur, i sinqertë dhe të më dojë sa e dua unë. Kaq më mjafton.
– Ti, a je femra ideale?
– Idealja për çdo njeri është e ndryshme. Ndoshta edhe unë jam ideale për dikë.
– Difekti që i njeh vetes…
– Difekti im më i madh është që u besoj shpejt të gjithë njerëzve.
– Mesazhi për të gjithë fansët që të ndjekin…
– Të jetojnë momentin dhe të kenë gjithmonë energji pozitive!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Berisha përshëndet mbledhjen e qeverive shqiptare

Next Post

Elifi e “Diamante dhe dashuri” u kthen buzëqeshjen fëmijëve sirianë

Advertisement