Anxhela Martini vendos të flasë
“Njerëz të mirë… Jo me çdo njeri që takoj në jetë duhet pa diskutim të kem një marrëdhënie. Stilisti Ardi Asllani është një mik i ngushtë i imi me të cilin kemi bashkëpunuar… Boll më! Do t’ju lajmëroj vetë kur të zgjedh të mos jem më singëll”. Për të, ky nuk ka qenë dhe nuk do të mbetet thashethemi i parë dhe as i fundit për lidhje me meshkuj të fushave të ndryshme, por këtë herë, modelja shqiptare, e njohur edhe jashtë kufijve, ka zgjedhur të flasë duke hedhur poshtë aludimet për një lidhje të mundshme mes saj dhe stilistit të njohur Ardi Asllani.
Pjesëmarrja në klipin “100 probleme” të Ledri Vulës dhe idea se mund të kishte një lidhje me të, i parapriu historisë së dashurisë me një biznesmen turk, gjë që u konfirmua nga emisioni “Prive” në Kosovë. Por, pavarësisht të vërtetave dhe trillimeve lidhur me çështjet e zemrës së modeles së njohur, një nga kënaqësitë e këtij postimi për fansat, ka qenë edhe fakti që ajo ka shkruar shqip në faqen ku ndiqet nga mijëra ndjekës, shumë prej të cilëve janë të huaj.
Advertisement