Dua të ngelem anonim, po shkruaj dhe unë një pjesë të historisë sime. Jam 21 vjeçe, dhe vuaj nga paraliza jo e plotë. Para disa vitesh bëra një aksident, për rreth një vit nuk kam lëvizur. Më pas avash avash jam ngritur me sforcat e mia. Në familje nuk jemi mirë nga gjëndja ekonomike. Dhe nuk kisha mundësi të paguaja një terapi, sot eci dhe i them Zotit faleminderit për gjithçka ku jam sot. Vërtetë nuk pata mundësi për tu kuruar ama luftova dhe kam arritur deri diku. Sot çaloj pak sepse njërën këmbë nuk e komando mirë. Por sot vuaj dhe mendoj vetëm për diçka… A do krijoj dhe unë një ditë familje si gjithë shoqët e mia, a do më pranoj njeri kështu siç jam. Nuk di si do shkoj fati i jetës time. Perse nje vajze si une nuk duhet te dashurohem, te me duan per karakterin, perse?