Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

12 gënjeshtrat… …e preferuara të burrave…

Qoftë për t’u lënë mbresa grave, qoftë për t’i dhënë vetes më shumë rëndësi, burrave u pëlqen ta deformojnë të vërtetën në interesin e tyre. Doni të dini cilat janë gënjeshtrat e tyre të vogla, të preferuara?

1. Sa herë shkon në palestër dhe sa kohë kalon aty…
Nëse ai nuk është një bodibilldër (bodybuilder) që duket sikur e ka shtëpinë një kat sipër palestrës dhe nuk ka një punë që i merr gjithë ditën, ka gjasa që t’i shumëzojë me tre, herët që të tha se shkon në palestër. Ka shumë mundësi që ai, në vend të girave dhe peshave, ngre kanoçe birre!
2. Performanca seksuale
Logjika e do që, nëse mendoni se një burrë është i mirë në shtrat, ju do të keni më shumë dëshirë të flini me të. Asnjë burrë seksualisht aktiv nuk do të thotë: «Përshëndetje, do të flesh me mua sonte?», sepse asnjë grua nuk do t’i përgjigjej pozitivisht kësaj pyetjeje që herët e para…
3. Madhësia e penisit
Çfarëdo shifre që ai t’ju thotë, hiqini (minimalisht) 5 centimetra.
4. Numri i grave me të cilat ka shkuar
Ai, me siguri, do ta reduktojë numrin e partnereve seksuale nëse flet me një grua që i intereson… Nëse tani do të ishte duke folur me pjesën tjetër të njerëzve, do të thoshte se ai shkon me një femër çdo natë dhe çdo ditë. Bile, ai është duke shkuar me një grua edhe tani, përballë jush… Sigurisht, me një fantazmë të eksituar!
5. Forca fizike
Po, ai mund ta ngrejë komodinën tuaj për ta çuar në apartamentin e katit të tetë, bile pa ashensor. Vërtet e besoni këtë? Sido që të jetë, mos e lini të ngrejë më shumë se 20 kilogramë njëherësh… sidomos nëse është i rëndësishëm për ju.
6. Puna
Atij i jepen gjithmonë “punë të veçanta”, bile bën punën e shefit në vend të tij… Po ta dëgjosh kur flet, duket sikur është super-heroi i ndërmarrjes.
7. Niveli i besimit në vetvete
Grave u pëlqejnë burrat që kanë besim në vetvete, kështu që burrat e përkthejnë këtë kështu: «Duhet vepruar si një idiot i pandjeshëm dhe i fortë». Në realitet, ai është thjesht një idiot emotiv dhe i ndjeshëm.
8. Sasia e alkoolit që mund të mbajë
“Gjithë këto historira mbrëmjesh të kaluara duke pirë alkool me opingë… birra dhe koktejle, për të vazhduar me pijet e forta dhe pikërisht pse ishte tapë, i kanë vënë gjobë se ka urinuar në rrugë”… Uau, çfarë skenari! Ai, sigurisht që ka shumë fantazi sepse realisht, ka pirë vetëm dy gota me verë spumante, ka bërë urinën jashtë dhe ka qarë kur ka parë policin duke ardhur drejt tij.
9. Shpejtësia me të cilën i ka dhënë makinës
Ai e shkel gazin në dërrasë, sepse është trim dhe nuk ka frikë nga vdekja. Jeta është një autostradë dhe atij i pëlqen shpejtësia… U trembët? Mos kini frikë, makina e tij Chevrolet Malibu, e vitit 1984, nuk i kalon 90km/orë.
10. Ai ka rrahur gjysmën e qytetit
Sepse është trim dhe nuk ia ka frikën askujt, prandaj edhe nuk i shmanget sherrit. Ai kujton se me këtë do të fitojë pikë në sytë tuaj (në fakt, bën efektin e kundërt). Sidoqoftë, ka më shumë gjasa të jetë zënë me llafe me ndonjë shokun e tij…
11. Talenti si kitarist
Ai ka kërkuar në Google një tutorial për të luajtur «Vvondervvall», kjo është e gjitha. Mos prisni më shumë prej tij e gjithashtu, ju kujtojmë se nuk ia vlen të shkoni në shtëpinë e tij, për ta parë se si luan në kitarë…
12. Numri i ëmbëlsirave që mund të hajë për 30 sekonda
Burrave u pëlqen të lavdërohen se janë të aftë të bëjnë shumë gjëra qesharake, si për shembull, të gëlltisin një numër të madh ëmbëlsirash. Kjo nuk ka lidhje me asgjë, por dijeni se janë të aftë ta bëjnë vërtet, bile mund t’jua provojnë aty për aty. E çë pastaj? Edhe ne jemi të afta të hamë 20 biskota për 30 sekonda!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Next Post

Eleni Menegaki: Dje në emision, sot lindi fëmijën e katërt

Advertisement