Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Ky nuk është peshkaqen!
Zemra e Tokës zbulon një sekret të papritur
Sedilja që shpëton jetë

Zemra e Tokës zbulon një sekret të papritur

Në një studim të ri, të kryer nga një ekip gjeofizikanësh kinezë dhe amerikanë, thuhet se pjesa më e brendshme e Tokës, bërthama e saj, në realitet, është e përbërë nga dy shtresa, një lloj bërthame brenda bërthamës. Sipas studiuesve në fjalë, kjo pjesë, me sa duket, ka treguar natyrën e saj të vërtetë, një përfundim ky i papritur. Për shkak të pamundësisë për të shkuar deri tek ajo, struktura e brendshme e Tokës ka qenë gjithmonë e vështirë për t’u studiuar. Për ta kuptuar më mirë, gjeologët në përgjithësi përdorin tomografinë sizmike, një metodë që konsiston në analizën e vibracioneve të prodhuara në thellësi të Tokës gjatë një tërmeti të fuqishëm. Falë këtij sistemi, dimë tani se planeti ynë përbëhet nga shumë shtresa, ku kryesoret, nga jashtë drejt qendrës, janë: Korja e Tokës, manteli dhe bërthama. Regjistrimet e marra falë sizmografëve, paraqesin disa devijime që dëshmojnë për kufijtë mes këtyre shtresave të ndryshme.
Në studimet e tyre, shkencëtarët kanë shfrytëzuar të dhënat e marra nga tërmetet e ndodhura në vitet 1992-2012. Këto të dhëna kanë bërë të mundur të eksplorohen vetitë e bërthamës së Tokës dhe më saktësisht, pjesës së brendshme të ngurtë, të quajtur edhe “farë”. Kjo sferë e veçantë ka një rreze 1200 kilometra dhe përbëhet kryesisht prej hekurit. Por, sipas të dhënave të shkencëtarëve, edhe kjo farë është e ndarë në dy shtresa me trashësi të ngjashme, të cilat dallohen nga njëra-tjetra nga vendosja e ndryshme e kristaleve të hekurit. Në shtresën e jashtme të farës, kristalet janë të orientuara sipas aksit veri-jug, ndërsa në pjesën e brendshme, ato janë me drejtimin lindje-perëndim. “Edhe më parë ishin konstatuar dallimet në mënyrën se si valët sizmike udhëtonin në shtresat e bërthamës, por askush nuk kishte thënë që drejtimi i kristaleve të hekurit, prej të cilave përbëhet kjo zonë, ishte i kundërt në të dy shtresat”, ka shpjeguar doktor Redfern, profesor në Universitetin e Kembrixhit, jopjesëmarrës në studim. Sidoqoftë, këto rezultate duhen konfirmuar me studime të tjera. “Për momentin, modeli i propozuar në këtë artikull duhet të testohet me metoda të tjera analize të aftësive sizmike të brendësisë së bërthamës”, ka vazhduar Redferni. Por, nëse këto rezultate konfirmohen, do të mund të kuptojmë më mirë evolucionin e bërthamës dhe ndikimin e kësaj përbërjeje në fushën magnetike tokësore. “Fakti që ne kemi dy shtresa të ndryshme, mund të na tregojë si ka evoluar bërthama e brendshme”, ka thënë doktor Xiaodong Song, bashkautor i studimit. “Për shembull, gjatë historisë së Tokës, bërthama e brendshme mund të ketë njohur një ndryshim dramatik në procesin e saj të deformimit. Kjo mund të përbëjë çelësin e mënyrës se si ka evoluar planeti ynë”, ka shtuar ai.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ky nuk është peshkaqen!

Next Post

Sedilja që shpëton jetë

Advertisement