1. Nuk ka gjë të keqe nëse shtiresh për orgazmën:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër
2. Nëse partneri juaj masturbohet, kjo do të thotë se seksi që bëni bashkë, nuk është aq i mirë:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër
3. Sa për qind e çifteve e arrijnë orgazmën në të njëjtën kohë?
a. Më shumë se 80%
b. 70%
c. 50%
d. Më pak se 15%
4. Burrat mendojnë për seksin, më shpesh sesa gratë:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër
5. Për të pasur një jetë të mirë seksuale, duhet të bësh seks të paktën:
a. Një herë në dy javë
b. Një herë në javë
c. Dy-tri herë në javë
d. S’ka rëndësi
6. Rregullimi i dhomës së gjumit, e bën seksin më të mirë:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër
7. Meshkujt mund të bëjnë seks kudo dhe kurdoherë:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër
8. Kur duhet të flisni me partnerin për problemet e jetës suaj seksuale, është më mirë të tregoheni 100% e sinqertë:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër
9. Përdorimi i një vibratori për t’u masturbuar, e bën më të vështirë arritjen e orgazmës me partnerin:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër
10. Kur bëhet fjalë për seksin, burrat kanë tendencë të përdorin më shumë shqisën e të parit:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër
11. Për të përmirësuar jetën tuaj seksuale, duhet të flisni për ditën tuaj të punës çdo natë, kur shkoni në shtrat:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër
12. Kur eksperimentoni seksualisht, ju duhet:
a. Të caktoni disa kufij më përpara
b. Të shihni se ku do t’ju shpien gjërat
c. Të bini dakord për të gjitha me partnerin
13. Seksi i planifikuar, e vret anën e tij romantike:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër
14. Nëse partneri ju sugjeron papritur të bëni diçka të pazakontë në krevat, kjo do të thotë se lidhja ka probleme:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër
Përgjigjet
1. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Mund të duket sikur i bën nder tjetrit kur shtiresh për orgazmën, duke menduar se, në fund të fundit, nëse partneri ndjehet më mirë, ku qëndron problemi? Ja, pra, së pari, ti i mohon vetes tënde kënaqësinë dhe ky është zakon i keq. Së dyti, nëse shtiresh, i jep atij një përshtypje të gabuar dhe ajo që ai mendon se po funksionon, nuk po funksionon për ju. Me kalimin e kohës, kjo përshtypje e gabuar mund të shpjerë në një jetë seksuale jo të kënaqshme.
2. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Po pastaj, nëse partneri masturbohet? Kjo nuk do të thotë se ka diçka të gabuar në jetën tuaj seksuale; tregon vetëm që partneri juaj është njeri. 91% e burrave nën moshën 70 vjeçare masturbohen, ashtu si 76% e grave, ose mbase më shumë. Masturbimi ka të mirat e veta. Ai të lehtëson nga stresi, lehtëson dhimbjet paramenstruale te gratë, redukton ejakulacionin e parakoshëm te burrat, bile të ndihmon edhe për gjumin.
3. Përgjigjja e saktë është d-ja.
Nëse përpiqeni gjithë kohës për të pasur orgazma në të njëjtën kohë, bëni ca pushim. Për shumicën e çifteve, është e pamundur të kontrollohet kjo. Përpjekja vetëm e shton presionin e kotë dhe, zakonisht, zhgënjimin. Është e vështirë të arrish orgazmën kur e ke mendjen tek ajo e partnerit dhe anasjelltas. Në vend të kësaj, bëjeni me radhë, në mënyrë që secili prej jush të dhurojë dhe të shijojë seksin. Arritja e përbashkët e orgazmës është e bukur, por e rrallë, si të shohësh një yll që bie nga qielli.
4. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Kjo është një nga ato klishetë që duket se është e vërtetë, të paktën sipas studimeve. Në një studim të fundit, thuhet se burrat mendojnë afro dy herë më shpesh për seksin sesa gratë. Sigurisht, kjo nuk do të thotë se seksi nuk është i rëndësishëm për gratë, apo që ato nuk e mendojnë atë. I njëjti studim tregoi se një grua, zakonisht, mendon për seksin afro 10 herë në ditë.
5. Përgjigjja e saktë është d-ja.
Nëse ju jeni të shqetësuar se sa herë “duhet” të bëni seks, ose sa herë seks në javë është normale, kemi lajme të mira për ju: Nuk ekziston një “sasi” ideale, e rekomanduar. Kështu, pra, ju mund të mos shqetësoheni se sa seks bëjnë të tjerët dhe të përqendroheni në lidhjen tuaj. Sa shumë seks do t’ju bënte të dyve të kënaqur? Kjo është ajo që ka rëndësi.
6. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Nuk e kemi fjalën këtu që të visheni si pastruese seksi (megjithëse, shumë mirë nëse kjo funksionon për ju). Ne po flasim se si dhoma jonë e gjumit ka tendencë të bëhet depo gjithfarë gjërash, si rroba, grumbull revistash të pluhurosura, apo lodrash fëmijësh. Të përgatitesh për seks do të thotë të evitosh gjërat që të hutojnë dhe kjo është më e lehtë të bëhet, nëse dhoma juaj nuk është plot me gjëra të mërzitshme të jetës së përditshme. Rregullojeni, pra, dhomën e gjumit, në mënyrë që të bëhet një hapësirë neutrale dhe relaksuese, gjë që të ndihmon për seksin.
7. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Shumë gra habiten dhe bile zhgënjehen, kur partneri i tyre nuk ka qejf të bëjë seks. Mos dilni menjëherë në përfundimin se këtu ka një problem më të thellë, të fshehur. Ju e dini si është kur nuk do të bësh seks. Ai mund të ndjehet i lodhur, apo ka kaluar një ditë të vështirë, gjë që u ndodh të gjithëve. Provojeni më vonë përsëri.
8. Përgjigjja e saktë është b-ja.
U çuditët? Kur ju jeni të pakënaqura për ndonjë aspekt të jetës suaj seksuale, duhet të flisni për të, por kjo nuk do të thotë të bëni listën e gjithë ankesave që keni. Seksi është një temë delikate për çdokënd dhe partneri juaj, ka gjasa të preket. Mundohuni të zhvilloni një diskutim pozitiv. Theksoni se çfarë është mirë, duke e nënvizuar, sesa të flisni vetëm për atë që nuk shkon mirë. Kurrë mos bëni një diskutim serioz për mungesën e kënaqësisë suaj seksuale gjatë seksit. Kjo gjë, nuk ka përfundim të mirë…
9. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Shumë gra shqetësohen se masturbimi, veçanërisht me një vibrator, do t’i bëjë të pandjeshme. Aktualisht, disa studime kanë treguar të kundërtën. Një studim zbuloi se gratë që përdornin vibratorin, kishin një lubrifikim më të mirë, eksitoheshin më lehtë dhe e kishin më të lehtë të arrinin orgazmën kur bënin seks, sesa ato që nuk e përdornin. Ekspertët thonë se masturbimi të ndihmon të kuptosh se çfarë të pëlqen seksualisht dhe çfarë mund ta pasurojë jetën seksuale me partnerin.
10. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Kjo është një tjetër klishe që mbështetet nga të dhënat shkencore. Kjo nuk do të thotë se gratë nuk e përdorin, por që te burrat luan më shumë rol për eksitimin. Burrat kanë tendencë të eksitohen më shumë nga pamja e një gruaje seksi. Nëse partneri juaj do të bëjë seks me dritat ndezur, apo të nxit për të veshur të brendshme seksi, atëhere duhet të ndjeheni e mikluar…
11. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Shumë çifte nuk kanë kohë të rrinë bashkë gjatë javës, kështu që, ato pak orë që kanë pas pune, shpesh i kalojnë me diskutime praktike: Duke folur për punën, për ditëlindjet e kalamajve, buxhetin për javën e ardhshme. Kjo nuk është ekzaktësisht seksi. Për të përmirësuar jetën tuaj seksuale, merrni një vendim së bashku se do t’i lini mënjanë diskutimet stresante, para se të shkoni në shtrat. Sigurisht, ato gjëra duhen diskutuar, po provojeni ta bëni me e-mail, gjatë ditës.
12. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Doni të provoni diçka të re në shtrat? Shkëlqyeshëm, eksperimentimi e mban të freskët lidhjen! Vetëm, bëjani të qartë që më përpara cilët janë kufijtë tuaj. Disa gra shqetësohen se do të duken joelastike dhe të ngurta nëse fillojnë të bëjnë një listë të gjërave që nuk u pëlqejnë, por të caktosh udhëzime të qarta para se të filloni seksin, është diçka e mirë. Që të dyja palët do të ndjeheni më rehat e të relaksuar dhe kjo çon në një seks më të mirë.
13. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Kur bëhet fjalë për seksin, planifikimi duket si diçka e keqe. Sigurisht, në fillim të një lidhjeje është e lehtë të bësh seks spontan, por pas njëfarë kohe, sidomos kur jeni të zënë edhe me punën e me fëmijët, është gabim të mbështetesh vetëm te spontaneiteti. Kështu, seksi mund të lihet në plan të dytë nga gjëra të tjera më urgjente të jetës së përditshme. Nëse planifikimi duket diçka joromantike, mendojeni përsëri. Kini parasysh se, pushimet dhe fundjava janë zbavitëse dhe ne i planifikojmë më përpara ato. Atëhere, pse është gabim të planifikosh seksin?
14. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Nganjëherë, gratë bezdisen kur partneri u sugjeron diçka të re në shtrat, sepse e marrin si shenjë pakënaqësie ndaj tyre. Përpiquni të mos e shihni në këtë mënyrë. Kujtohuni se një jetë e shëndetshme seksuale është gjithmonë në rritje dhe ndryshim. Pse duhet ta kalosh gjithë jetën duke bërë të njëjtat gjëra në shttrat për 60 (ose më shumë) vjet? Nëse nuk ju pëlqen shumë sugjerimi, mjafton ta thoni, por mendoni të sugjeroni edhe ju, diçka tjetër, në vend të saj.
(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)