Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Test Çfarë dini për dhjamin që grumbullohet në bark?

1. Dhjami që grumbullohet në bark është më i keq se dhjami në çdo pjesë tjetër të trupit:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

2. Ushqimet me yndyrë, si djathi, gjalpi dhe mishrat me dhjamë, janë shkaku kryesor i dhjamit të barkut:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

3. Për dhjamin e barkut, më të këqija sesa kaloritë e tjera, janë kaloritë e marra nga alkooli:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

Advertisement

4. Cila nga yndyrnat e mëposhtme jo vetëm të bën të shtosh në peshë, por mund ta lëvizë dhjamin nga pjesë të tjera të trupit, në bark?
a. Yndyrnat e ngopura
b. Yndyrnat trans (si margarina)
c. Yndyrnat e pangopura
d. Të gjitha së bashku

5. Cilat nga ushqimet e mëposhtme thuhet se lufton dhjamin e barkut?
a. Çaji jeshil
b. Boronicat
c. Soja
d. Të gjitha më sipër

6. Fast-foodi mund të shtojë dhjamin e barkut, sepse ushqimet e tij janë shpesh:
a. Me shumë yndyrna
b. Shumë kalorike
c. Konsumohen në sasi të madhe
d. Të gjitha më sipër

7. Zëvendësimi i pijeve freskuese të zakonshme, me ato dietike, është një mënyrë e mirë për të pakësuar dhjamin e barkut:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

8. Për të pakësuar dhjamin e barkut, duhet të konsumoni shumë fibra:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

9. Studimet kanë treguar se ky dhjamë pakësohet duke zëvendesuar drithërat e rafinuara me ato integrale. Cili nga ushqimet e mëposhtme mund të quhet drithë integral:
a. Kokoshkat
b. Kuskusi
c. Makaronat
d. Drithërat që konsumohen në mëngjes (cornflakes)

10. Burrat kanë më shumë tendencë sesa gratë për ta grumbulluar dhjamin në bark:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

11. Dhjami i barkut është më i vështiri për t’u hequr:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

12. Ushtrimet specifike, si ato të barkut, kanë për qëllim uljen e dhjamit të barkut:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër

13. Dhjami i barkut është i lidhur me këtë problem shëndetësor:
a. Sëmundjet e zemrës
b. Osteoporozën
c. Dementia (budallallepsjen)
d. Të gjitha më sipër

14. Cili nga planet e mëposhtme është më i miri për reduktimin e dhjamit të barkut:
a. Zëvendësimi i yndyrnave të ngopura me ato të pangopura
b. Pakësimi i kalorive dhe marrja me aktivitete fizike
c. Zëvendësimi i drithërave të rafinuara me ato integrale
d. Konsumimi i më shumë proteinave dhe më pak karbohidrateve

Përgjigjet
1. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Grumbullimi i dhjamit në bark është më i rrezikshëm se ai që grumbullohet në ije dhe kofshë. Ai shkakton probleme serioze shëndeti, si sëmundjet e zemrës, goditjet në tru dhe diabetin e tipit 2. Genet mund të ndikojnë që të jeni mbipeshë dhe të përcaktojnë ku do të grumbullohet dhjami, por edhe mënyra e jetesës mund ta përkeqësojë situatën.
2. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Ngrënia e ushqimeve me yndyrë nuk ndihmon, por edhe marrja e kalorive me çdo lloj mënyre, mund të shtojnë dhjamin e barkut. Megjithatë, nuk ka një shkak të vetëm për këtë. Genet, mënyra e të ushqyerit, mosha dhe stili i jetesës luajnë gjithashtu rolin e tyre. Ndryshimi i zakoneve të të ngrënit mund t’ju ndihmojë të luftoni grumbullimin e dhjamit në bark. Lexoni etiketat e ushqimeve, reduktoni yndyrnat e ngopura, shtoni sasinë e frutave e perimeve që hani dhe reduktoni racionet.
3. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Konsumimi i një sasie të madhe kalorish, qoftë kjo prej alkoolit, pijeve me sheqer, ose sasive të mëdha të ushqimit, mund të shtojë dhjamin e barkut. Trupi ynë ka nevojë për kalori dhe alkooli duket të ketë të njëjtën sasi kalorish për gramë me yndyrën. Megjithatë, duket se alkooli ka një lidhje të veçantë me grumbullimin e dhjamit në bark. Kjo ndodh sepse, kur ju pini alkool, mëlçia është shumë më e zënë me djegien e tij, sesa me djegien e yndyrnave, duke shtuar kështu dhjamin në bark. Studimet kanë treguar se alkooli mund t’ju bëjë të ndjeni uri, duke ndikuar te hormonet që rregullojnë ndjesinë e të ngrënit.
4. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Studiues të Universitetit VVake Forest zbuluan se yndyrnat trans, që krijohen pjesërisht nga vaji i hidrogjenizuar, shtojnë sasinë e dhjamit në zonën e barkut, bile marrin nga pjesë të tjera të trupit dhe e çojnë aty. Këto yndyrna gjenden në ushqime të tilla si margarina, biskota, krekers, petë të gatshme, ushqimet e skuqura dhe të parapërgatitura.
5. Përgjigjja e saktë është d-ja.
Sipas studimeve, çaji jeshil, në kombinim edhe me ushtrimet fizkulturore, mund t’ju ndihmojë të bini në peshë. Studiuesit mendojnë se substancat e çajit jeshil, të njohura si katekine, stimulojnë trupin të djegë kaloritë dhe të nxisë humbjen e dhjamit në bark. Edhe boronicat tregojnë rezultate premtuese, të paktën te brejtësit. Në një studim, disa minjve obezë u dhanë ose ushqime me shumë yndyrna, ose me pak yndyrna, të pasura me boronica. Të dytët kishin më pak dhjamë në bark.
6. Përgjigjja e saktë është d-ja.
Shumica e ushqimeve të fast-foodit janë me shumë yndyrë, shumë kalorike dhe konsumohen në porcione të mëdha. Të gjitha këto kontribuojnë në marrjen e shumë kalorive, shtimin në peshë dhe shtimin e dhjamit të barkut, kur hahen shpesh. Shumica e restoranteve fast-food nuk tregojnë sa kalori kanë ushqimet e tyre, por studimet kanë treguar se, kur kjo është e mundur, njerëzit kanë tendencë të zgjedhin ushqime më pak kalorike.
7. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, “Pijet freskuese dhe ato me ëmbëlsues janë burimi numër një i shtimit të sheqerit në dietën e amerikanëve”. Shtimi i sheqerit do të thotë shtim kalorish, gjë që duhet evituar nëse do të biesh në peshë dhe të pakësosh dhjamin e barkut. Megjithëse tani përdoret më shumë shurupi i misrit me shumë fruktozë, në vend të sheqerit të zakonshëm, përsëri, këto lloj pijesh duhen evituar me çdo kusht. A ndihmon marrja e pijeve dietike? Megjithëse disa studime kanë treguar se këto lloj pijesh bëjnë pjesë në disa dieta për të rënë në peshë, të tjera thonë se ato bile mund të të bëjnë të shtosh në peshë.
8. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Për të pakësuar dhjamin, shtoni drithërat integrale në ushqimin tuaj. Për shembull, konsumoni orizin e zi, apo të egër, në vend të atij të bardhë. Ushqimet e rafinuara mund të kontribuojnë në shtimin në peshë dhe të pengojnë rënien. Një studim amerikan ka treguar se një dietë e kontrolluar për nga sasia e kalorive dhe e pasur me drithëra integrale, mund të pakësojë dhjamin në belin e njerëzve obezë.
9. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Kuskusi, makaronat dhe cornflakes bëhen me drithë të rafinuar (megjithëse ekziston edhe versioni i tyre integral). Por kokoshkat janë të përbëra nga misri integral, gjë që mund të shtojë në ushqimin tuaj sasinë e fibrave. Mënyra më e mirë për përgatitjen e tij është me anë të ajrit të nxehtë, pa vaj. Ka raste që misrit (sidomos atij që prodhohet për t’u vënë në furrën me mikrovalë) i hidhet vaj. Me një fjalë, kokrrat integrale janë më të mira se ato të rafinuara, sepse kanë më shumë fibra dhe kërkojnë më shumë kohë për t’u tretur. Kjo të ngop më shpejt, të ndihmon të ulësh nivelin e glukozës në gjak dhe reduktimin e dhjamit.
10. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Në përgjithësi, burrat kanë më shumë tendencë ta grumbullojnë dhjamin në zonën e barkut sesa gratë, për shkak të ndryshimeve në hormonet seksuale. Para moshës 40 vjeçare, gratë kanë më shumë tendencë ta grumbullojnë dhjamin në ije, kofshë dhe të pasme. Pas të 40-tave, kur niveli i estrogjeneve bie, dhjami i trupit shkon në bark.
11. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Kur bie në peshë, ke më shumë gjasa ta humbasësh dhjamin në bel. Rënia në peshë sipas një plani të balancuar mirë, do të pakësojë dhjamin trupor, përfshi edhe atë në bark. Mënyra më e mirë për të ulur peshën është nëpërmjet një mënyre të shëndetshme të të ngrënit dhe fizkulturës së rregullt.
12. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Bërja e ushtrimeve të barkut do të forcojë muskujt e barkut dhe do të të ndihmojë ta pakësosh dhjamin, por ato nuk veprojnë veçanërisht në dhjamin e barkut. E vetmja mënyrë për të ulur dhjamin e barkut (apo çdo lloj tjetër dhjami) është nëpërmjet dietës dhe fizkulturës. Ushtrimet aerobike si vrapi, noti, çiklizmi dhe tenisi janë disa nga mënyrat më të mira për të pakësuar dhjamin e barkut.
13. Përgjigjja e saktë është d-ja.
Dhjami i barkut duket se është veçanërisht i keq për zemrën. Studimet e kanë lidhur atë me infarktet, arteriosklerozën dhe probleme të tjera kardiovaskulare. Gjithashtu, ky dhjamë është lidhur me osteoporozën, dementian, sëmundjen e Alzheimerit, diabetin, kancerin e zorrës së trashë, sindromën metabolike, presionin e lartë të gjakut dhe sëmundje të tjera.
14. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Shumë studime shkencore tregojnë se dietat me sasi të kontrolluar kalorish, të pasura me fruta, perime, drithëra integrale, bylmetëra me pak yndyrë, bishtaja, fara, mish pa dhjamë, peshk, vezë dhe mish pule janë baza për një dietë që siguron gjithë substancat e nevojshme për të cilat ke nevojë për të pakësuar dhjamin në bark. Ekspertët e rënies në peshë këshillojnë kombinimin e kësaj diete me 30-60 minuta fizkulturë, në shumicën e ditëve të javës.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Babai më martoi me një sakat!

Next Post

Si të veprosh kur ke një partner joshës? Këshilla për të mposhtur xhelozinë dhe për të rifituar sigurinë në vetvete

Advertisement