– Jam në një debat me të dashurin tim. Ne jemi të lidhur prej dy vjetësh tashmë, dhe ai më ka kërkuar që të bashkëjetojmë. Unë i kam thënë dua martesë, sepse këtë traditë ka ndjekur familja ime prej vitesh, dhe kështu dua të veproj dhe unë. Më pëlqen më shumë martesa se bashkëjetesa. Ai më ka vënë kusht ose bashkëjetesë ose të ndahemi. Kjo gjë më ka lënduar shumë nga ana e tij dhe nuk di si të veproj. Më duket sikur nuk më don dhe aq përderisa ma kërkon një gjë të tillë. Ju si do të vepronit po të ishit në vëndin tim, do të zgjidhnit bashkëjetesën apo ndarjen?