Kafja konsumohet në mënyra të ndryshme në vende të ndryshme. Disa e duan me aromë të veçantë, disa e shoqërojnë me qumësht, ndërsa të tjerë preferojnë kokrrat që dalin nga jashtëqitja e kafshëve! Shihni se si popujt e botës shijojnë pijen e dytë më popullore në botë, pas çajit.
1. Indonezia: KOPI LUVVAK apo kafja e maces së egër
Kafja më e shtrenjtë në botë, prodhohet nga farat e kafes që merren nga jashtëqitja e një maceje të vogël, të egër, me emrin shkencor Paradoxurus hermaphroditus.
2. Turqi: TURK KAHVESI
Sipas një proverbi të famshëm turk, një kafe duhet të jetë “e zezë si ferri, e fortë si vdekja dhe e ëmbël si dashuria”. Kafja turke shërbehet nga e ashtuquajtura “cezve” (fjalë që e kemi trashëguar edhe ne, nga turqishtja) prej bakri dhe njerëzit kanë tendencë ta pinë pas vakteve.
3. France: CAFE AU LAIT
Fjalë për fjalë, do të thotë, kafe me qumësht. Në Francë, dita fillon me një gotë kafeje të nxehtë me qumësht (kafja është e holluar), të servirur në një gotë çaji të madhe, aq sa njerëzit mund të ngjyejnë bagetën (bukën tradicionale franceze) ose kruasanët në të.
4. Arabi Saudite: KAHVVA
Kafesë arabët i thedhin kardamom (një lloj erëze me aromë të mirë). Njerëzit atje nuk i hedhin kafes sheqer, por e shoqërojnë atë me hurma të thata, për ta ëmbëlsuar.
5. Itali : ESPRESSO
Ekspresi italian (edhe këtu, e kemi marrë emrin borxh) është një kafe e përqendruar që pihet në sasi të vogla dhe nganjëherë, shoqërohet me pak qumësht. Italianët e pinë kafen e tyre shpejt e shpejt, në këmbë (këtë zakon nuk ua kemi marrë, le ta mbajnë për vete!).
6. Kubë: CAFE CUBANO
Kjo është një kafe e fortë, që tradicionalisht, pihet pa sheqer. Shërbehet në filxhanë të vegjël dhe shijohet në shoqëri.
7. Irlandë: IRISH COFFEE
Kafja irlandeze është, në fakt, një koktejl i kafes të nxehtë me uiski irlandez, e shoqëruar me sheqer dhe krem.
8. Meksikë: CAFE DE OLLA
Atyre që u pëlqejnë erëzat, do t’u shijojë kjo pije meksikane. Kafja aty ziehet me shkopa kanelle, në enë prej balte.
9. Etiopia: BUNA
Kjo ceremoni afrikane e bërjes së kafes përfshin pjekjen e kokrrave në një enë, bluarjen e tyre në një havan druri dhe më pas, zierjen në një tenxhere të veçantë, me fund sferik, të quajtur jebena. I gjithë procesi mund të zgjasë deri në 2 orë dhe kafja shërbehet me kripë dhe gjalpë, në vend të sheqerit.
10. Spanjë: CORTADO
Emri i kësaj pijeje vjen nga fjala “cortar”, që në spanjisht do të thotë “pres”. Pija është një kombinim i ekspresit, me pak qumësht të nxehtë.
11. Greqi: FRAPPE
Herën tjetër, kur ta pini në një Starbuck, kini parasysh se kjo kafe ka origjinë mesdhetare. Kafeja e tretshme përzihet me qumësht të koncentruar, sheqer dhe ujë të ftohtë, për të krijuar një lloj pijeje të shijshme (nganjëherë, i hedhin edhe krem).
Marok: CAFE DES EPICES
Kjo do të thotë kafeja e erëzave dhe është një kafe e fortë, përzierje e farave të susamit, piperit të zi dhe arrëmyshkut, me kokrrat e kafesë.
Australi: FLAT VVHITE
Kjo lloj kafeje u bë popullore në vitet ’80, në Australi e në Zelandën e Re dhe që nga ajo kohë vazhdon të pihet edhe sot. Një flat vvhite përgatitet duke hedhur shkumë qumështi mbi një dozë dopio ekspresi.
14. Austri: MELANGE
Një melange përmban ekspres dhe shkumë qumështi, ose krem (shllak), gjë që e bën atë të ndryshme nga “kushërira” e saj e afërt, kapuçinoja.
8. Vietnam: CA PHE DA
Është kafja e përkryer për ata të cilëve u pëlqen sheqeri. Kafja vietnameze e ka origjinën tek ajo francëze, është e fortë dhe rrjedh ngadalë, nga një makinë kafeje me filtër. Asaj i shtohet më pas një lugë çaji me qumësht panda dhe… kështu krijohet një ëmbëlsirë në një filxhan kafeje.
(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)