Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

Propozim për martesë
– Para disa ditësh kam parë në ëndërr të dashurin tim. Qëndronim të dy në shtëpinë time, ku ishte e gjithë familja. Në një moment, po rrinim buzë tavolinës e më kërkoi të martoheshim. Qëndrova e heshtur dhe vetëm shtanga, nuk fola fare. Meli.
– Propozimi i tij në ëndërr, tregon dëshirën tuaj në realitet. Do të donit vërtet t’ju propozonte tashmë dhe ta bënit lidhjen tuaj zyrtare. Fakti që e keni parë në ëndërr në këtë formë, tregon edhe një lloj parandjenje nga ana juaj drejt këtij përfundimi. Uroj që propozimi të jetë i vërtetë, si në ëndërr. Ju uroj fat!

Po martohej halla
– Kam parë në ëndërr sikur halla ime po martohej, por ajo është më e madhe në moshë dhe akoma beqare. Ditën e dasmës kërkoi që vetëm unë dhe motra të futeshim në dhomën e saj. Ndërkohë, unë kam edhe shumë kushërira të tjera. Në fakt, mbaj mend që hymë në dhomë dhe ajo na afroi pranë vetes. Ju lutem, a mund të ma shpjegoni?
– Duke qenë se halla, siç shpreheni ju, është e madhe në moshë, uroj që ajo të ketë ndonjë njohje të mirë dhe të bëhet çift, por në këtë rast mendoj se ju vetë personalisht do të keni disa raste të mira njohjeje, të cilat duhet t’i shikoni me sy serioz. Ju keni qenë e pranishme në një martesë dhe më shumë ëndrra ka lidhje me ju sesa me hallën. Ju uroj fat të dyjave!

Tigër
– Unë kam një mace. Në ëndërr pashë sikur po mbaja një tigër që nuk ma donte macen dhe e kafshonte. Rrugës për nga shtëpia e vjetër (e fëmijërisë) takova disa kotele që m’i mori vajza dhe unë i thoja: “Mos i merr të gjitha”. Shikoja edhe çunin, por ai rrinte pasiv. Ndërkohë, në lulishten afër shtëpisë sime të vjetër, pashë xhaxhain tim me rroba banjoje dhe vëllain tim, të ulur. Çfarë kuptimi ka ëndrra?
– Macja në ëndërr përfaqëson instiktet tuaja femërore; jeni e butë si mace, dëshironi përkëdhelje, por në të njëjtën kohë, kur nuk ju plotësohen dëshirat tuaja, mund t’i nxirrni kthetrat shumë lehtë. Tigri përfaqëson një person afër jush, por që mendoni se nuk ju vlerëson aq sa do të donit. Jeni shumë e lidhur pas fëmijëve dhe rrini pak në ankth se si do t’u shkojë jeta atyre, ndërkohë që me shumë dëshirë e keni që vajza juaj të mos ju ngjajë, të paktën sa i përket brishtësisë që keni. Xhaxhai dhe vëllai përfaqësojnë familjen tuaj, por nuk parashikojnë ndonjë gjë në veçanti.

Advertisement

Ramë në humnerë
– Kam parë në ëndërr sikur isha me furgon dhe ramë në humnerë. Kisha dy djemtë e mi, dy të vëllait, si dhe dajën. Xhaxhai ishte shoferi. Ne kishim rripa sigurimi dhe nuk u vramë. Unë dola e para dhe i nxora të gjithë fëmijët, të cilët ishin mirë. Erdhën njerëz të na takonin dhe u habitën që ishim gjallë. Çfarë kuptimi ka, ju lutem?
– Në këtë periudhë, duhet të tregoni kujdes ndaj ndonjë shqetësimi shëndetësor. Ju, ose ndonjë nga pjesëtarët e familjes tuaj do të kaloni një siklet shëndetësor. Rëndësi ka që keni dalë nga humnera shumë mirë, pasi kjo do të thotë që çdo lloj situate të përjetoni do të jetë kalimtare dhe ju do të jeni shumë mirë bashkë me familjen. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (4) View Comments (4)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Djemte kerkojne vajza...

Next Post

Më janë zgjeruar venat...

Advertisement