Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shenjat dhe bashkëjetesa

Luani

Argëtimi nuk do të mungojë në asnjë moment në bashkëjetesën me një Luan. Ai është njeriu që do të kujdeset orë e çast të mos mungojë asgjë në shtëpi, e cila do të jetë gjithmonë e hapur për të pritur miq dhe të afërm që vijnë papritur. Me siguri, do të harxhojë shumë para për të rregulluar bukur shtëpinë dhe do ta shohësh gjithmonë me një qese në dorë për të sjellë gjëra të reja në vendin ku banoni. Gjithashtu, nuk do të lërë pa të bërë dhurata, sepse i pëlqen të plotësojë dëshirat e njerëzve të afërm dhe të atyre që ka pranë, qoftë edhe për t’u dukur. Deri këtu, bashkëjetesa duket si në ëndërr, por ne duam t’ju përgatisim edhe për anët negative të kësaj bashkëjetese. Luani do që gjërat të bëhen në momentin që ai do të vendosë dhe shpeshherë do të të lodhë me egoizmin dhe imponimin e tij. Me siguri, do ta konsiderosh dorëshpuar dhe të pakujdesshëm me paratë e tij, si edhe mjaft ekstravagant me shpenzimet që bën.
Që bashkëjetesa të zgjasë: Mos u përpiq t’i imponosh gjë, lëre të mendojë se është ai i zoti i shtëpisë, edhe sikur në realitet, diçka e tillë, të mos jetë e vërtetë.

Virgjëresha
Pa dashur t’ju zhgënjejmë, bashkëjetesa me një Virgjëreshë është me siguri një vendim i vështirë dhe nuk ka për të kaluar pa probleme, të paktën në fillimet e saj, derisa disa gjëra të futen në hullinë e duhur dhe të mësohesh me të. Në shtëpi duhet të mbretërojë perfeksioni, kjo do të thotë se Virgjëresha në asnjë moment nuk e pranon rrëmujën dhe çrregullsinë. Shpeshherë, mund të të lodhë me kritikën e tij/saj të ashpër dhe me qëndrimin që tregon sikur është vazhdimisht e pakënaqur dhe sikur do diçka më tepër sesa ka. Do që në shtëpi të mbretërojë rregulli dhe programimi, si të ishe në ushtri! Në fillim, kërkesat e tij do të jenë të lodhshme, por në vazhdim do ta ndjesh veten mirë që bashkëjeton me një njeri të rregullt, të organizuar dhe të qëndrueshëm. U kushton shumë kujdes gjërave të veta, hapësirës së vet, e mban shtëpinë të pastër dhe mund t’i menaxhojë shumë mirë të ardhurat e veta. Shumë herë, do të të befasojë me mënyrën si e mban dhe e organizon shtëpinë, por edhe me gatishmërinë që do të tregojë për çdo gjë që ka të bëjë me jetën e përbashkët.
Që bashkëjetesa të zgjasë: Trego këmbëngulje dhe vazhdimësi në kryerjen e punëve të shtëpisë dhe përpiqu të mbështesësh programin e tij/saj.

Advertisement

(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Adriatik Llalla: “Për ndjekjet penale, kam ruajtur raportet pozitë-opozitë”

Next Post

E kam fiksim, më thoni si t’ja fitoj zemrën?

Advertisement