Binjakët
Çdo ditë me një Binjak është pa dyshim, ndryshe. Për këtë arsye, shumë shpesh, do të të të duket sikur jeton me dy njerëz, jo me një! Me siguri do të kalosh shumë net me të duke bërë biseda filozofike dhe orët e gjumit do të pakësohen, sepse ritmet e tij janë të shpejta! Shtëpia juaj do të jetë një “qendër tranziti”, pasi do të organizojë shpesh festa dhe mund të keni vizita çdo ditë. Të qeshura, hare, zbavitje dhe telefoni që do të bjerë vazhdimisht, edhe në orët më të papërshtatshme… Këto janë në programin e bashkëjetesës me një Binjak. Shumë herë do ta shohësh që do të rrijë gjithë natën zgjuar para ekranit të një kompjuteri duke folur me shokët që i ka larg, ose të shkruajë mendimet e tij në një blog! Defekti i tij, të cilin duhet ta marrësh me shumë seriozitet, është paqëndrueshmëria. Mund të të ketë lajmëruar që do të vijë në shtëpi në orën 7 të darkës dhe më pas, të shfaqet pas mesnate!
Që bashkëjetesa të zgjasë: Respekto veçantitë e karakterit të tij/saj dhe mos u përpiq të vësh rregullat e tua, sepse me siguri, më pas, do të bëjë të kundërtën!
Gaforrja
Nëse mendon të bashkëjetosh me një grua Gaforre, atëhere, me siguri, kur të kthehesh në shtëpi nga puna, do të të presë një pjatë gjellë e ngrohtë, gjë që do të të çlodhë dhe relaksojë, edhe sikur dita e punës të ketë qenë shumë e lodhshme! Do të kujdeset për ty si për një fëmijë të vogël dhe do të sillet me një mënyrë aq mbrojtëse, sa nganjëherë mund të të bezdisë me dedikimin dhe përkujdesjen e saj. Me siguri, do të të habisë me aftësitë e saj kulinare, por do të jetë edhe një nikoqire e vërtetë për shtëpinë. Megjithatë, ki parasysh se, ka raste kur është duke qeshur e duket e qetë dhe në momentin tjetër, shpërthen në të qara dhe histeri!
Nëse burri me të cilin do të bashkëjetosh është një burrë Gaforre, atëherë dije se do të presë shumë prej teje. Do të dojë që çdo ditë t’i bësh nga një gjellë të ndryshme dhe të kujdesesh për të, ashtu siç është kujdesur edhe mamaja e tij! Në shkëmbim, do të të presë gjithmonë me një përqafim të ngrohtë në shtëpi dhe do të jetë gjithmonë krah teje për të të mbështetur dhe për të të bërë të ndjehesh e sigurt dhe e mbrojtur.
Që bashkëjetesa të zgjasë: Kuptoji ulje-ngritjet e tij/saj të humorit dhe mos e ofendo, as mos u tall me të!