Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Sedilja që shpëton jetë

Në një kohë kur çdo vit humbasin jetën e tyre në rrugë më shumë se një milion njerëz dhe një shoqëri prodhimi makinash thotë se ka për qëllim që, deri në vitin 2020, të mos ketë asnjë të vdekur me makinat e saj, është normale të jesh pak skeptik. Por, kur dëgjon se shoqëria në fjalë është Volvo, atëherë e merr situatën më seriozisht. Që prej vitit 1927, themeluesit e saj, Asar Gabrielson dhe Gustav Larson, deklaruan: “Makinat i drejtojnë njerëzit. Për këtë arsye, gjithçka që bëjmë ne në Volvo, ka për qëllim të parë dhe kryesor sigurinë” dhe është vërtetuar se ata e kanë mbajtur fjalën deri tani. Rreziku që dikush të vritet ose të plagoset seriozisht me një Volvo të re, është pakësuar me 65%, në krahasim me makinat e viteve ‘70. Për pasojë, programi “Vizion 2020”, për uljen në zero të numrit të të vdekurve dhe të plagosurve rëndë në aksidentet me Volvo deri në vitin 2020, është më realist sesa dukej në fillim.
Një lloj dëmtimi, në përballimin e të cilit jemi ende prapa, është dëmtimi i shtyllës kurrizore, si pasojë e frenimit të makinës dhe përplasjes në tokë. Me sa duket, edhe kësaj po i gjendet zgjidhja. Verën e vitit 2007, specialisti i Volvos për çështjet e sigurisë, Anders Akselson, shkoi me vajzat e tij në Lunapark dhe u gjend para “Robocoaster”, një lojë me një krah të madh mekanik, që bën lëvizje të papritura në të gjitha drejtimet, për të zbavitur fëmijët. “Duke parë njerëzit të fluturojnë në të gjitha drejtimet, kuptova papritur se këto lëvizje ngjanin me forcat brutale të cilave u nënshtrohen pasagjerët e një makine kur ajo del nga rruga”, thotë ai. Kjo eksperiencë i dha atij idenë për të krijuar, me ndihmën e ndërmarrjes së prodhimit të robotëve industrialë ABB, një mekanizëm provë në sediljet e makinave. Kjo lejoi të studioheshin forcat që ushtroheshin në trup gjatë aksidenteve të këtij lloji. Metoda e re i ndihmoi inxhinierët të gjenin kombinimin e duhur të formës së sediljes dhe funksionimit të rripit të sigurisë, që shtrëngon udhëtarin në rastin e aksidentit, duke lejuar të mbahet trupi në formën e duhur. Në të dhënat e grumbulluara nga aksidentet, u pa se qëndrimi i trupit ishte i rëndësishëm për evitimin e dëmtimeve në shtyllën kurrizore. Njëkohësisht, inxhinierët e Volvos i shtuan skeletit të sediljeve të reja të XC90, një mekanizëm thithës energjish që prodhohen nga forcat vertikale që ushtrohen në trup kur makina përplaset përtokë papritur, si pasojë e aksidentit.
Efikasiteti i këtyre sistemeve të sigurisë është vërtetuar edhe në provat me makina të vërteta. Gabimet njerëzore, vështirë se evitohen, por shpikja e këtyre sistemeve të sigurisë të bën të shpresosh se një ditë, vdekjet nga aksidentet rrugore do të marrin fund.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Zemra e Tokës zbulon një sekret të papritur

Next Post

Françeska Jaçe: Kam më tepër se ata që mendojnë se kanë fituar

Advertisement