Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Rovena Ibrahimi: Shumë shpejt, do ta shijoni…

rovena (1)A jeni edhe ju dakord që Rovena Ibrahimi është një labe e ëmbël?! Duket sikur gjithë ëmbëlsia është përqendruar te këngëtarja që di të marrë vetëm duartrokitje nga publiku, qoftë si këngëtare, qoftë si aktore teatri… Me këtë ëmbëlsi, Rovena ndan me lexuesit e “Intervistës”, projektet e saj të reja dhe shumë nga jeta e saj…
Arlis Alikaj: – Përshëndetje Rovena! Si ke qenë që nga intervista e fundit së bashku?
Rovena Ibrahimi: – Përshëndetje! Unë kam qenë shumë mirë. Të njëjtën gjë uroj edhe për ju. (Buzëqesh)
– Kënga jote me grupin Ali Pashë Tepelena, “Motra me vëllanë” ka bërë mjaft bujë këtë verë, sidomos tek emigrantët që janë larg familjeve të tyre. A ka një fabul kjo këngë?
– Në fakt, më vjen mirë t’i dëgjoj këto fjalë, pasi kësaj kënge i është kushtuar vëmendje në çdo detaj. Sa i përket fabulës, mendoj që mjafton të përmend disa vargje të tekstit, të shkruar mjeshtërisht nga Nexhip Seraj, i cili flet vetë: “Ikëm dhe të lamë motër, foshnjë përmbi supe, erdhëm dhe të gjetëm motër, stolisur për nuse”. Tashmë, emigrimi ka prekur të gjithë shqiptarët dhe kjo bën që në dasma të ketë lot gëzimi, por edhe mallëngjimi. Vitet ikin si pa e kuptuar dhe vjen një ditë që vëllai e gjen motrën të veshur nuse.
– Ke fituar së fundmi çmimin e një televizioni kombëtar përballë jurisë profesioniste të spektaklit “Kënga ime”. Mund të ndash me lexuesit tanë më tepër për këtë vlerësim?
– “Kënga ime” ishte një ekperiencë sa e bukur, aq edhe emocionuese. Vetë interpretimi live, konkurrentët, që ishin emra të mirënjohur të muzikës shqiptare, duke shtuar edhe një juri mjaft profesioniste, ishin një përgjegjësi e vërtetë. Megjithatë, çmimi nuk më shkon vetëm mua, por edhe dy bashkëpunëtorëve të mi, Rozana Radi e Adrian Hila.
– A është zemra e Rovenës në lak, ashtu si edhe kënga fituese?
– Zemra e Rovenës ka 9 vite që ka qenë dhe vazhdon të jetë në lak… (Buzëqesh)
– Gjatë këtij spektakli pate edhe një duet në këngë polifonike me këngëtaren Silva Gunbardhi. Si u bënë dy vlonjate së bashku?
– Ah, ai kolazhi me këngë qytetare vlonjate! Po ne vlonjatët, në grup ia marrim këngës! Në fakt, si unë, ashtu edhe Silva, jemi pro bashkëpunimeve, por kur bëhet fjalë për këngët e qytetit tonë, nuk mund të mos ishim bashkë…
– Rovena, gjithashtu dimë që ke pasur disa projekte të rëndësishme në teatrin “Petro Marko” në Vlorë…
– Duke qenë pjesë e trupës së varietesë, ne po punojmë edhe në vazhdim. Publiku i Vlorës, por edhe më gjerë, do të mund të ndjekë premierën e radhës, të cilën dua ta lë surprizë.
– Jeta jote, kohët e fundit, kemi përshtypjen se ndahet midis Tiranës dhe Vlorës, për shkak të angazhimeve të tua…
– Po, kjo është shumë e vërtetë. Ka filluar të ndahet midis Tiranës dhe Vlorës, por jo vetëm, pasi ndahet edhe mes shumë qyteteve të tjera, kryesisht, të Jugut. Por shtëpia ime është edhe do të jetë Vlora.
– Kohët e fundit ke pasur shumë bashkëpunime, duke përmendur këtu edhe atë me Agron Zenelajn. Kënga e radhës si do të jetë, bashkëpunim apo solo?
– Mua më kanë pëlqyer gjithmonë bashkëpunimet, kështu që jam gjithnjë e hapur ndaj tyre. Kënga e radhës mbetet për t’u zbuluar në do të jetë e tillë.
– Me sa duket, paske fansa të shumtë edhe në Kosovë, pasi ke fituar gjithashtu çmimin “Zambaku i Argjendtë” në festivalin Zambaku i Prizrenit…
– Një vlonjate që merr çmimin e parë në Prizren; shumë emocionuese duket! Kisha shumë dëshirë të merrja pjesë në këtë festival prestigjoz, por marrja e çmimit të parë ishte një vlerësim shumë i madh. Mund të them vetëm: “Faleminderit Kosovë!”, pasi jam e pafjalë.
– A do t’i dedikosh ndonjë këngë Kosovës, pas këtij çmimi që të dha?
– Do të më pëlqente; ide e lezetshme. Kosova ka një folklor shumë të bukur dhe këngetarë shumë të mirë, kështu që duhet të jetë diçka e menduar mirë.
– Tashmë, ti je një këngëtare e afirmuar profesioniste, por mbetesh te muzika popullore. Sepse kjo është më e paguara?
– Unë mendoj që më shumë sesa zhanri, ka të bëjë aftësia e këngëtarëve. Nëse një këngëtar është i zoti ta bëjë publikun për vete, sigurisht që do të shpërblehet me sukses edhe në të ardhura.
– Po vera që lamë pas, me çfarë bilancesh u mbyll për Rovenën?
– Një verë super e lodhshme, por kur je afër publikut dhe ndjen kënaqësi në punën tënde, bilanci nuk mund të jetë veçse pozitiv.
– Shoh se ti Rovena, ndjek me vëmendje dhe ngjarjet e ndryshme sportive. Për shembull, në kampionatin botëror, ishe me Gjermaninë! Të pëlqen futbolli?
– Kam qënë e ftuar edhe në studio sportive madje… (Qesh) Do ta shihja me kënaqësi një ndeshje futbolli, jo vetëm kur luan Gjermania.
– Po kur vjen puna te ngjarje si kjo e fundit me Serbinë, me nuancë politike, Rovena si tifoze dhe sportdashëse, distancohet me maturi apo vazhdon tifon?
– Unë mendoj që arti dhe sporti i bashkojnë kombet. Nuk do të dëshiroja kurrë që me to të përzihet politika. Ajo që ndodhi ishte diçka e pazakontë që s’ka lidhje me futbollin. Shpresojmë të mos shikojmë kurrë më të tilla ngjarje në futboll e jo vetëm.
– Me sa duket, ti Rovena i bëke të gjitha; ke prezantuar edhe mbrëmje gala mode të disa stilisteve të njohura në Shqipëri… A është prezantimi, një talent tjetër që s’e njohim ende mirë te ti?
– Uroj të jetë një talent tjetër. Puna në teatër shpesh më “detyron” të bëj edhe moderatoren në aktivitete të ndryshme…
– Rovena në fotot e tua në Facebook, e ftuar nëpër emisione e kudo të sheh vetëm të ëmbël… Zakonisht, vlonjatet janë pak “të egra”. Çfarë të ëmbëlson ty?
– Them që nuk duhet ta gjej unë te vetja sepse nuk kam një formulë për këtë. Secila nga ne ka të veçantën e vet që e vlerëson publiku.
– Për ta mbyllur, çfarë presim tani afër nga Rovena?
– Atëhere po e zbuloj enkas për lexuesit tuaj. Kam bërë një punë shumë të mirë me materialin muzikor të radhës. Këngës i kam bërë edhe një videoklip që shumë shpejt do jetë në treg për t’u shijuar nga ju. (Buzëqesh)

Unë, Rovena labe…
– Si është Rovena labe?
– Këmbëngulëse, mikpritëse dhe besnike.
– Vlora, të pëlqen se…
– Deri tani, nuk kam parë qytet më të bukur!
– Rovena si labe, në dashuri, është…
– Kokëfortë, por në fund jep edhe shpirtin.
– Në jetën e përditshme…
– Është një miks mes shpirtit të artistit dhe traditave labe.
– Si labe e ëmbël, do preferoje një dite shiu e romatike apo një ditë dinamike…
– Në fakt, si vlonjate që jam, do preferoja një ditë me diell në plazh, por si artiste, dita me shi të jep melankolinë e duhur për të prodhuar art dhe pse jo, për të menduar për këngën e re…

(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Abortova fëmijën për t’u hakmarrë ndaj tij!

Next Post

TUNA FITON "DANCING WITH THE STARS - 5"

Advertisement