Përzierje e vjetër dashurie, kujtime tashmë të humbura… Ndjenja të jetuara! I dogji dielli, i zhduku hëna, i fshiu deti? Jo! Vdiqën nga sinqeriteti. Në mbeturinat e tyre, një përmendore Kristali është skalitur, ku përgjithmonë janë: fjalë të sinqerta zemre, megjithëse bota nuk është bardh e zi, jeta e zemrës time, mbetesh vetëm ti!
Nëse unë ta ndala diellin, nëse unë, të lashë zhgënjimin, nëse unë ta thava qiellin, “atëhere, ti më harro!” Por unë shpirt nuk jam Ai. Nëse unë të vrava ëndrrat, nëse unë, ti sosa lotët, nëse unë të mallkova, “atëherë, ti më harro!”. Por unë zemër, nuk jam ai! Nëse unë të ëndrrova deri në pamundësi, nëse unë të besova si fëmijë, nëse unë të prita pafundësisht, nëse unë të desha marrëzisht, “atëherë ti më harro” sepse vetëm unë jam Ai! Alban Arapi.
E dashura ime, mora prej teje një letër që më ka lumturuar. Në të thuhet cdo gje qe nje njeri mund t’i thote nje tjetri e sidomos thuhen ato qe vetem ti mund te m’i thuash. Secili nga ne eshte bere tashme aq shume fat i tjetrit saqe fjalet mund te shkojne ketu fare pak. E prapseprape çdo here çuditem pa mase dhe jo per gje, por nga fakti qe ne nje kohe te rremujes se madhe, dy jete kaq te ndryshme qe kishin bere aq e aq kerkime qe shpesh hiqni dore nga keto kerkime, u bashkuan kokerr per kokerr. Po ja qe ndodhi e lavdi zotit qe ndodhi. Te dua shume! Sa ngrohtesi te pashpenzuar kam ende ne veten time, kjo ngrohtesi eshte aq e madhe, sa mund te mbaje mbrenda zemra ime. Eshte e çuditshme si u kthye çdo gje ne dashuri. Si ndodhi qe shume gjera qe gjith jeten e kam urryer, u bene te rendesishme e terheqese e te tjera gjera qe me pare i lakmoja e i kerkoja, u zhyten ne harrese. E ç’munde te jete me e mrekulleshme se zakoni, me e deshirueshme se shpresa, çfare mund te lumturoje me teper se perputhja e plote e ndjenjave tona. Sa te dua! Si nuk dua gje tjeter perveç teje dhe si ka mundesi qe per mua cdo gje qe ekziston ne kete bote, ndriçohet nga keto rreze, te nje ndjenjesie te pa fund! Sa larg e pa vlere duket tani shkelqimi i rreme i aventurave, shqetesimet, prirja feminore per te prishur, shpenzim te parave pa kriter e harrese. Nuk dua te harroj me, por te kujtoj qe te mbledh sa me shume per ne te dy. Ti je kupe, je zemer e hapur per te tjeret, ti qe je gjithmone e gatshme. Une te dua dhe çdo gje tek une rritet e turret prape drejt teje. Fara mbushet me leng jetesor dhe era fryn e lekund kallinjte qe feshferinje si krahe te medhenje. Perqafome fort e dashur, perqafome sepse nganjehere me kapton frika nga gjeresija e plotesija e ndjenjave, aq te reja jane ato per mua. Mund te mendosh se malli i ngarkuar eshte me i rende se vete anija dhe se tani po i con era ne det te hapur. Kjo eshte nje frike e kote dhe ne pergjithesi nuk eshte fare frike, vetem se eshte grumbulluar aq shume dashuri, saqe mbremjeve me erren syte e cdo gje mbullohet me hije; ja , pra, sa shume perulem e gjunjezohem para asaj qe ndjej. Kjo eshte pjekurija e stines se veres qe ka mbjelle lulezimin, megjithese askush nuk ka mbjelle asgje, kjo eshte nje vere me bime te egra e nje dashuri e harlisur, nje lule e bukur dhe e forte e jetes, lule qe ka qendruar shume kohe e vetmuar… Ta dish sa te dua! Eh, sa nuk dua te ndahem prej teje. Jo, kurre me!
Advertisement