Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Parashikimet shkencore të 2015-s

Nëntorin e kaluar, gjithë bota i kishte sytë në qiell, te një robot i vogël, me emrin Philae. Ky objekt arriti atë që mendohej si e parealizueshme; u ul në kometën Tchouri, me qëllim për të zbuluar, mbase, origjinën e jetës në tokë. Të tjera arritje shkencore, qofshin ato në fushën e hapësirës, shkencës, apo të rejave teknologjike mund të ndodhin këtë vit. Ja, cilat janë ato:

1. Viti i premtimeve për Rozetën
Pavarësisht nëse na tërheq apo jo astronomia, gjithë bota ndoqi uljen e Philaes në kometën Tchouri. Ishte hera e parë që bëhej një ulje e tillë në trupin e një komete, si edhe hera e parë që një anije kozmike, Rosetta, vihej në orbitën e saj. Meqë 2014-a ishte një vit historik, 2015-a duhet të jetë i jashtëzakonshëm. Më 14 shkurt, Rosetta duhet t’i afrohet Tchourit vetëm 6 kilometra. Ky afrim do të thotë një futje më thellë në renë e gazit dhe pluhurit që mbështjell bërthamën e kometës, pra, bën të mundur të dallohen elementë të shumtë dhe të merren imazhe të jashtëzakonshme. Në mars e ka radhën Philae të zgjohet, pasi ka karikuar bateritë e tij me energji diellore, gjë që duhet të lejojë ndjekjen e punës shkencore të filluar tashmë.
2. Të ndalohet epidemia e Ebolas
Vetëm brenda një viti, Ebola ka shkaktuar afro 7500 të vdekur, kryesisht në Afrikën Perëndimore, Guine, Liberi dhe Sierra Leone, me gjithë mobilizimin ndërkombëtar. Para disa ditësh, OBSH-ja tha se do të bëheshin testime klinike për dy vaksina, duke filluar që nga fundi i janarit. Autoritetet shpresojnë se masat e marra dhe fushatat e parandalimit do të ndikojnë në fundin e epidemisë.
3. Roboti i parë personal i ofrohet publikut
Ai është 1.20 metër i gjatë, ka një kokë simpatike, një ekran të madh në bark dhe një emër. Pepper, roboti i parë personal, do të dalë në shitje që në shkurt. Ky robot, i konceptuar nga ndërmarrja franceze Aldebaran Robotics dhe prodhuar nga ajo tajvaneze, Foxconn, për momentin do të jetë i disponueshëm vetëm në Japoni. Pepper ka disa receptorë që i lejojnë të analizojë sjelljen e bashkëbiseduesit të tij dhe të ndërveprojë me të.
4. Më afër Plutonit
2015-a duhet të jetë viti i arritjes simbolike të misionit Nevv Horizon. Sonda amerikane, e lançuar në vitin 2006, pas afro 5 miliardë kilometrave të përshkuar, duhet të kalojë këtë verë sistemin e Plutonit dhe satelitëve të tij. Sonda duhet të përpiqet të marrë foto nga sipërfaqja e Plutonit dhe Sharonit, satelitit të tij më të madh, para se të eksplorojë brezin e Kuiperit.
5. Pritet të vërtetohet apo hidhet poshtë teoria e relativitetit
Pritet që të zbulohet nëse Ajnshtajni, gjeniu i shekullit XX, që zbuloi relativitetin, ka pasur të drejtë, apo ka gabuar. 2015-a mund të na japë një përgjigje për këtë. Sipas fizikanit, duhet të ekzistojnë valë gravitacionale në hapësirën e kohës. Këtë vit do të futen në përdorim detektorë të valëve, më të perfeksionuar se kurrë. Një specialist, shpjegon se teoria e Big Bang-ut mund të hidhet poshtë, falë disa teoremave të fizikës matematikore. Nëse këto vërtetohen si të sakta, do të vihet në diskutim edhe teoria e relativitetit të Ajnshtajnit.
6. Bota mund të bëjë një marrëveshje mbi ngrohjen klimatike
Në dhjetorin e ardhshëm, gjithë bota do t’i ketë sytë e drejtuar nga Parisi. Në Francë, pra, do të bëhet konferenca e madhe botërore mbi klimën, kur shtetet do të mblidhen për të gjetur një marrëveshje mbi masat që quhen marrë, si pasojë e protokollit të Kiotos. Çështja është e rëndësishme, 195 delegacionet pjesëmarrëse duhet të gjejnë një zgjedhje që ngrohja klimaterike të mos i kalojë 2 gradë celsius brenda vitit 2100. Në dhjetorin e kaluar, për pak nuk u arrit një marrëveshje e tillë, në Lima të Perusë.
7. Do të zhduket sëmundja e etheve tropikale, falë një vaksine?
Çdo vit, 50-100 milionë njerëz infektohen nga ethet tropikale dhe 2,5 miliardë janë të ekspozuar në botë ndaj këtij infeksioni virusal, të transmetuar nga pickimet e mushkonjave. Pas 20 vjet kërkimesh, dy laboratorë janë gati të hedhin në treg një vaksinë. I pari mund të tregtohet në gjashtëmujorin e dytë të 2015-s. Kohët e fundit, edhe shkencëtarët anglezë kanë gjetur një kategori të re antitrupash natyralë, të aftë të luftojnë infeksionin, duke lejuar ecjen përpara të kërkimeve.
8. Vendosja e një rregullatoreje për fluturimin e dronëve
Ai është objekti i teknologjisë së lartë më në modë në këtë moment. Kush nuk ëndërron të ketë një dron dhe ta bëjë të fluturojë në mënyrë të ligjshme? Kongresi amerikan ka urdhëruar përgjegjësit e aviacionit civil që deri në shtator, të gjejnë korridore ajrore, në mënyrë që edhe dronët të integrohen në hapësirën ajrore. Kështu, Amazon mund të shpërndajë lirisht pakot e saj me drone, por edhe shkencëtarët mund t’i përdorin për të vrojtuar faunën, florën, shkretëtirat, etj.
9. Studimi i genomës së një njeriu, 400 mijë vjet të lashtë
Si ka evoluuar njerëzimi, nga specia njerëzore e epokës prehistorike, në atë që jemi sot? Pikërisht kjo do të arrihet duke studiuar ADN-në e kockave të gjetura në sitin e la Sima de Los Huesos, në Spanjën veriore, 400 mijë vjet të lashta, pra, në kohën e njeriut të neandertalit. Paleologët nuk janë ende të sigurtë se mund të arrijnë të zbulojnë sekretet e 17 kafkave gati të plota, por kjo analizë mund të na bëjë të kuptojmë si kanë mundur të mbijetojnë njerëzit e lashtë.
10. Virgin Galactic do të rifillojë fluturimet provë në 2015-n.
Nëntorin e kaluar, shpërthimi në fluturim i një aeroplani Virgin Galactic, duke shkaktuar një të vdekur, i dha fund projektit të çmendur të Riçard Bransonit për të dërguar njerëz të zakonshëm në hapësirë, nëse ata paguanin një shumë marramendëse prej 250 000 eurosh. Sipas këtij pronari lunatik, ky incident nuk ka pakësuar mirëbesimin e 700 klientëve të tij. Kështu, fluturimet provë do të rifillojnë në 6 muajt e ardhshëm, duke përdorur një aeroplan të ri, SpaceShipTvvo, i cili pothuajse ka përfunduar së ndërtuari.

Ndotja kërcënon Taxh Mahalin
Taxh Mahali është monumenti emblematik i Indisë dhe muret e tij të bardha e kanë bërë të futet në panteonin e pasurisë së njerëzimit. Për fat të keq, edhe ai, si shumë ndërtesa historike, nuk u ka shpëtuar dot degradimeve të ndryshme dhe bardhësia e tij kërcënohet nga ndotja. Një studim është publikuar në revistën Environmental Science & Technology, me qëllim që të kuptohet më mirë shkaku pse nxihen muret e mauzoleut. Fenomeni nuk është i ri, sipas specialistëve, pasi mermeri i bardhë i monumentit rregullisht zverdhet, apo nxihet. Në përgjithësi, autoritetet indiane presin disa vjet, pastaj aplikojnë një shtresë argjili mbi monument, për ta pastruar. Kjo «maskë bukurie» funksionon, por ajo nuk rregullon shkakun e problemit dhe duhet riaplikuar rregullisht. Pasi kanë konstatuar se kjo nuk ishte e mjaftueshme, autoritetet kanë reduktuar trafikun e makinave dhe lëshimin e gazrave industriale rreth e rrotull. Megjithatë, muret dhe minaretë e tij vazhdonin të nxiheshin. Një ekip studiuesish amerikanë, është munduar të identifikojë llojin e substancave që shkaktonin këtë problem, një etapë e nevojshme kjo, për të aplikuar një plan veprimi efikas. Ndërkohë që mendohej se fajtor ishte acidi sulfurik, studiuesit gjetën në mure praninë e grimcave të vockla të karbonit, të prodhuara nga djegia e mbeturinave dhe karburantit. Ata dalluan brenda një karbon të zi dhe një karbon kafe. Ky i fundit prodhohet nga djegia e materialeve organike dhe thith më shumë ngjyrën ultravjollcë. Ai është shkaktar i resë kafe të Azisë, një shtresë ndotjeje, tri kilomentra e trashë, që mbulon një territor me një sipërfaqe sa SHBA nga janari, në mars e nganjëherë, edhe më gjatë. Pastaj vjen shiu që ndihmon çdo vit për të pastruar ajrin nga këta ndotës. Me këto të dhëna shkencore në dorë, shpresohet se autoritetet indiane do të dinë të marrin masat e duhura për të ruajtur këtë pasuri dhe, njëkohësisht, të përmirësojnë edhe shëndetin e qytetarëve të vet.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mini-kekë me mollë, tërshërë dhe stevia

Next Post

A kam mundësi për shtatzani normale?

Advertisement