Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kush ia vuri eksplozivin Tahirit? Nga Arlis Alikaj

Franko Dobra
Mund t’ia kenë vënë për shkak të konkurrencave të forta midis farmacive për ulje çmimesh, se mos ndoshta ky e ka magazinë të madhe dhe ai tjetri e ka më të vogël dhe ilaçet, me çmim më të lartë. Ka mundësi t’ia kenë vënë edhe nga detyra që ka Sajmir Tahiri. Ai që e ka bërë, është shtyrë nga dikush.
Renaldo Bregu
Unë mendoj se atyre grupeve që kanë qenë kriminale, u është prerë rruga e bashkëpunimit. Siç kanë qenë gjer dje me shtetin, sot kanë marrë inat dhe i bëjnë presion shtetit. Unë mendoj se nuk janë as majtas, as djathtas. Mund të jetë një lloj tregu që punon në të zezë, vjedh, plaçkit, bën korrupsion, në bashkëpunim me shtetin. Tani erdhi një moment që shteti po bën reforma dhe këtyre u është ndërprerë rruga. Krimi nuk merr fund asnjëherë se është pjesë e shoqërisë, por mbase tani e bëjnë në një formë të moderuar.
Ferit Dobra
Unë mendoj se është konkurrenca e partive me njëra-tjetrën. Nuk ka arsye tjetër. S’ka pse t’ia vërë dikush tjetër…
Rudi Bufi
Ia kanë vënë, them unë, vetëm për punën e partisë. S’do shkollë kjo.
Niko Tola
Për punë politike s’ma merr mendja. Them, mbase ka qenë konkurrencë, se ne kemi shumë politikanë.
Berti Myrtezai
Kjo ngjarje na tronditi të gjithëve… Mendoj se ai që e ka bërë, e ka kryer për shkak të punës së zotit Tahiri si ministër. Si i tillë, ai ka të bëjë me arrestime e me shumë banda kriminale dhe mund të ketë shkaktuar edhe hatërmbetje gjëkundi. Ose e dyta që më shkon në mendje është për shkak të të atit. Mos ka pasur ai ndonjë problem me ilaçet e blera a ndonjë tender? Dreqi i merr vesh…
Nisa
Mendoj se ia kanë bërë kundërshtarët. Tahiri ka korrur suksese me Xibraken, Lazaratin etj. Duan ta ulin poshtë mbase.
Zenun Balla
Për mua, është komplekse, por nuk përjashtohet që të ketë ndodhur për shkak të detyrës ose për qëllime të tjera. Nuk përjashtohet asnjëra, megjithëse këto janë gjëra që po hetohen. Ajo që mendoj unë, është se krimi nuk është frikësuar dhe vazhdon të mbetet i rrezikshëm. Sa herë që shteti shtrëngohet, ai bëhet më i fuqishëm. Opozita dhe pozita duhet të bashkohen për të bashkëpunuar e ta luftojnë. Duhet të hartojnë platformë dhe ligj. Në fund të fundit, krimi është krim.

Altini
Na vjen keq për atë që i ndodhi ministrit, por ndjehemi mirë se tani, ai është më i motivuar për ta luftuar. Kur ministri është i prekshëm, po një qytetar i thjeshtë? Autorët e asaj ngjarjeje kanë përhapur pasiguri te ne, populli i thjeshtë.

Iliri
Hëm, nuk di ç’të them, është pyetje e vështirë kjo. Kam dëgjuar zëra se mund ta ketë bërë dhe vetë. Për mua, kjo hidhet poshtë, pasi asnjë nuk do t’i krijojë dëme vetes dhe është çmenduri ta mendosh.
Ajeda
Sensibilizohem me familjen Tahiraj. Më erdhi shumë keq kur e dëgjova. Krimi do të zaptojë dhe atë që bën ligjin e sigurisë, por nuk ia ka arritur. Besoj se ka qenë për shkak të detyrës. Të harruara, zoti ministër dhe jam e sigurtë që do të punoni më fort pas kësaj.
Miljana
Nuk kam ndonjë mendim konkret, por them se ndoshta bën vaki për shak të detyrës së tij si Ministër i Brendshëm. Çfarë nuk ndodh në Shqipëri!

Advertisement

Shkrimin e plote e gjeni te gazeta Intervista ose online, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

E nxora burrin nga shtëpia

Next Post

LULZIM BASHA: Doktori kërkon të bëhet përsëri kryeministër!

Advertisement