– Së pari, ju përshëndes dhe së dyti, kam një kërkesë për të cilën doja ndihmën e mjekut tuaj. Jam një zonjë nga Durrësi, 50 vjeçe, që kam një problem shëndetësor: Kam kruarje të forta përreth anusit dhe kjo gjë ka kohë që më ndodh. Më vjen turp t’i drejtohem mjekut dhe nuk di kujt t’i drejtohem, në fakt. Ju lutem, më thoni, çfarë analizash të bëj për këtë shqetësim që kam? Çfarë mjekimi të marr? Faleminderit.
Dr. Valdete Malaj, gastro-hepatologe: – E nderuar zonjë, e kuptoj shqetësimin tuaj dhe më duhet t’ju them se ka shumë sëmundje të anusit që shoqërohen me kruarje, siç mund të jenë parazitët, infeksioni dermatologjik, fisurat etj. Ju duhet të vizitoheni së pari ndoshta te një dermatolog dhe ai do t’ju orientojë më saktë për problemin tuaj.
Advertisement