Akrepi
Dashuria: Këtë vit, do të rigjeni pasionin dhe erotizmin. Pas tre vjetësh paksa të vakëta, zjarri do t’ju gjallërojë përsëri. Duhet të bëni një spastrim të miqve, me qëllim që të merrni frymë lirisht dhe të largoni gjithë personat që dëmtojnë evolucionin tuaj personal. Në dashuri, do të jeni largpamës, do të kuptoni me lehtësi dëshirat tuaja të thella, por edhe ato të partnerit. Do të jeni të aftë edhe t’i shprehni këto dëshira, për të qenë më të kënaqur në çift. Beqarët do të duan të përfitojnë sa më shumë nga beqaria. Në fakt, pas disa muajsh të vështirë, është momenti të mësoni të zbaviteni, por duhet të dini të dalloni njeriun e duhur kur t’ju trokasë në derë!
Puna, paratë: Risi dhe thyerje rutine, ja ç‘do të sjellë 2015-a për ju, në sektorin e punës. Që në fillim të vitit do të doni të merreni me projekte të reja, të bëni njohje që do t’ju ndihmojnë në punë, apo edhe të ndërroni vend pune, për të përmbushur më mirë dëshirat tuaja për karrierë. Do të bëni një shpenzim të madh para verës. Bëjini vetes pyetjet e duhura para se të bëni investimin që ka lidhje me një pasuri të patundshme. Duhet të pyesni shumë, para se të merrni një vendim të pjekur.
Shëndeti: Vitin do ta filloni në formë të plotë fizike dhe psikologjike. Ndërkohë që shumë vetë bien në depresion në dimër, ju jeni plot energji. Jeni pra optimistë dhe e përballoni jetën me gjoksin hapur, mirëpo ritmi që keni zgjedhur është paska i vështirë për t’u ndjekur për një kohë të gjatë dhe ka mundësi të ndjeni njëfarë lodhjeje në pranverë. Evitojeni këtë lodhje duke i kushtuar vetes momente çlodhjeje të merituara, aq më tepër që pjesën më të madhe të punes do ta bëni në fillim të vitit. Parashikoni të bëni pushime të largëta, pse jo, edhe në mes të dimrit. Dielli do t’ju bënte shumë mirë.
Nëse keni lindur në dhjetëditëshin e parë: Pjesa e parë e 2015-s do t’ju nxisë të vini rregull në jetën tuaj, apo në aktivitetet që zhvilloni. Gjatë pjesës së dytë, do të ndjeheni të relaksuar.
Nëse keni lindur në dhjetëditëshin e dytë: Në gjashtëmujorin e parë do ta vini theksin te karriera, ndërsa në të dytin, do të përcaktoni më mirë aspiratat tuaja personale.
Nëse keni lindur në dhjetëditëshin e tretë: Do të jetë një vit i shkëlqyer për punën, çfarëdo që të bëni. Për disa, do të jetë momenti i duhur për t’ia kushtuar familjes.
VIP-a të lindur në shenjën e Akrepit: Kejti Perri, Anë Hathëuej, Demi Mur, Xhulia Roberts, Xhodi Foster, Kalista Flokhart, Xherard Batler, Metju Mekonagi, Rajan Gosling, Skarlet Xhohanson, Etan Houk, Ouen Uilson.