franci (17) franci (15) franci (14) franci (13) franci (12) franci (11) franci (2) franci (1)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

E dini çfarë ka ndodhur me Françeska Jaçen? Sigurisht, asgjë e keqe, përkundrazi! Nuk është as një nga ato lajme që të bëjnë të dalësh në kryetitujt e gazetave, ama është një nga ato gjëra që më së shumti i vlerësojmë në jetën e përditshme: Kjo vajzë, është me këmbë në tokë! Para tre vjetësh, ndërsa dilte nga Big Brother, Françeska ishte nga ato vajza që fama i ka marrë përpara; e bukur, elegante, një vajzë që binte në sy; çfarë mund të donte më shumë një 18 vjeçare nga jeta? Sot, ajo është një studente që veç të tjerash punon, duke marrë në dorë jetën e saj dhe, nëse duke parë fotot e saj mendoni se keni të bëni me një vajzë që është thjesht e bukur, ju siguroj që jo; ajo është më shumë se kaq. Dhe, si mund të mos jetë e këndshme një intervistë me një vajzë si ajo? Do të më jepni të drejtë kur ta lexoni!

 Bukuria dhe ti…

– Françeska, a mund të jetë një vajzë e bukur, edhe e zgjuar?

– Po, unë besoj se një vajzë mund të jetë e bukur dhe e zgjuar. Bukuria është një fenomen që çdokush e vërteton në impaktin e parë, ndërsa zgjuarsia vërtetohet pas atij impakti, ndërsa  bisedon…

– Ti, si ua vërteton këtë teori atyre që të rrethojnë?

– Si ua vërtetoj?! Thjesht, mundohem të jem unë që jam e t’i përcjell gjërat ashtu siç i perceptoj, të jem sa më e thjeshtë.

– Si e trajton veten një vajzë që bie në sy kudo që kalon?

– Ajo që ka tru në kokë, mundohet të jetë sa më e thjeshtë dhe jo mendjemadhe.

– Si reagon ti ndaj vështrimeve të njerëzve?

– Me thënë të drejtën, mua, vështrimet e njerëzve më falin sadisfaksion dhe mundohem t’u buzëqesh.

– Më thuaj ngacmimin më pavend që të kanë bërë, ku dhe si ndodhi?

– Epo, zakonisht, këto janë ngacmime brutale që ndodhin në rrugë apo kur je duke ngrënë, që është gjëja më e bezdisshme!

– Veç bukurisë, ç’tipar tjetër i njeh vetes?

– Jam e thjeshtë në shoqëri dhe shumë e qeshur. Këtë ma vënë re të gjithë.

– Sa kohë i duhet një vajze të bukur për të dalë nga shtëpia?

– Një vajzë të bukur i duhet më pak kohë… (Buzëqesh) Mjaftojnë 20 minuta, pasi ajo është e bukur vetë dhe për mua, bukuria qëndron te natyraliteti.

– Cila është gjëja më e çuditshme që ne nuk e dimë për ty?

– Hëm, gjëja më e çuditshme… Harroj shumë e për çdo gjë, por mundohem ta fsheh dhe të mos bie në sy…

 

Françeska dhe e përditshmja…

– Kur dole nga Big Brother, ti ishe ende shumë e re dhe me synime për të vazhduar studimet… Ndërkohë, për ty nuk kemi dëgjuar të flitet më në këtë drejtim. Na trego, si po shkon jeta jote tani?

– Kur dola nga Big Brother isha veçse 18 vjeçe dhe normalisht, s’e njihja shumë realitetin në botën e televizionit. Tashmë kanë kaluar 3 vjet dhe kam vendosur t’u dedikohem atyre që realisht kanë rëndësi në jetë dhe janë fitimprurëse; shkollës dhe punës. Aktualisht, po studioj në Universitetin Mesdhetar të Tiranës.

– Çfarë synon aktualisht?

– E shikoj veten një diplomate të ardhshme…

– Veç modës, me çfarë po merresh?

– Punoj si menaxhere në një lokal nate.

– Herë pas here, bëhesh e gjallë me foto cool… Është taktikë për të mos u harruar, mes kaq shumë bukurosheve që synojnë famën?

– Jo, nuk është taktikë për të mos u harruar sepse unë nuk kam për t’u harruar!

– Ti, e synon famën?

– E synoja më parë, kurse tani që e kam realisht, nuk më bën përshtypje, sepse fama nuk është ajo që të jep lumturinë dhe as nuk të bën të pasur këtu në Shqipëri. Jashtë shtetit, po.

– Çfarë do t’u thoje gojëve të liga që thonë se je një nga ato personazhe që janë destinuar të humbasin?

– Unë humb kur dua dhe fitoj po prapë kur dua. Unë kam më tepër se ata që mendojnë se kanë fituar…

– A është babi, po aq “përkëdhelës” ndaj vajzës së tij, sa e kemi njohur në Big Brother?

– Po, normalisht, është po i njëjti, për të mos thënë edhe më tepër…

– Çfarë të ka këshilluar ai së fundmi?

– Së fundmi? Kanë qenë çështje ekonomike… “Kurseeee, Françeska!”. (Buzëqesh)

 

Funny Franceska

 

– Nëse do të të jepja një elefant, ku do ta fshihje?

– Poshtë krevatit! (Qesh)

– Nëse do të kishe qenë ëmbëlsirë, si do ta kishe emrin?

– Trileçe!

– Cila është ngjyra jote e preferuar e getave?

– Nuk i vesh fare, bile i urrej!

– Të ndodh të ushqehesh ndonjëherë në krevat, ose në ndonjë vend më të çuditshëm se ky?

– Eh, në fakt, unë në shumicën e rasteve, ushqehem në krevat!

– Nëse do të kishe mundësi të zgjidhje një aktor të famshëm për ta patur përkrah, ai do të ishte…

– Bred Pit, kush tjetër?!…

– Po të vuaje nga somnambulizmi, ku do të doje ta gjeje veten në mëngjes?

– Ooooo, në Bora-Bora!

– Të ndodh të flasësh ndonjëherë me kafshët? Çfarë u thua?

– Flas përherë e për çdo gjë sepse unë kam një qenushe të cilën e trajtoj si njeri; i them gjithçka!

– Çfarë do të kishte thënë krevati për ty, po të kishte gojë të fliste?

– …Çohuuuu, se le nam! Fli njëherë natën si njeri e jo ditën!

– Di gjë, pse t’i bëra ty gjithë këto pyetje?

– Sepse më ke xhan?!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here