NASA ka treguar për herë të parë disa imazhe mahnitëse të Titanit, satelitit të Saturnit, që tregojnë detrat polarë në të, së bashku me refleksin e Diellit. Këto imazhe, të marra nga anija kozmike Cassini në fund të gushtit, tregojnë pasqyrimin e dritës në sipërfaqen e Titanit. Titani është më i madhi nga 53 satelitët zyrtarë të Saturnit dhe i dyti për nga madhësia në Sistemin tonë Diellor, pas satelitit Ganimed të Jupiterit. Ai ka një diametër 50% më të madh se Hëna dhe është kryesisht i përbërë nga uji, akulli dhe materiale shkëmbore, ndërkohë që atmosfera e tij përbëhet, në pjesën më të madhe, nga azoti. Në të shkuarën, Cassini kishte kapur imazhe të veçuara të detrave polarë dhe të diellit që pasqyrohej, por është hera e parë që ato kapen së bashku, në të njëjtën foto. Deti i kapur në foto është deti më i madh i Jugut të Titanit, Kraken Mare dhe nga imazhet, shkencëtarët kuptuar se ky det ka qenë më i madh më parë, por ka avulluar. Cassini i ka kapur imazhet duke fluturuar afër Titanit dhe imazhet kanë treguar edhe lidhjen, me anë të kanaleve, mes Kraken Mare, me një det tjetër, Ligeia Mare. Ky i fundit është pjesërisht me re të përbëra nga pika metani të lëngshëm dhe ka gjasa që ato mund të mbushin detin kur bie shi.
(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)