Në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, është djegur një makinë e tipit BMVV ku përveç dëmeve materiale, mësohet se nuk ka pasur të lënduar. Burime jo zyrtare thonë se makina e djegur është e këngëtares Fjolla Morina dhe se, sipas dëshmitarëve, Fjolla i ka thënë policisë: “E di kush ma ka djegur makinën”, pasi sipas saj, ajo është kërcënuar më parë nga një person.
Ende nuk ka asnjë deklarim të ri rreth kësaj ngjarjeje as nga ana e vetë këngëtares, pasi policia që ka shkuar në vendngjarje, është duke mbledhur të dhëna në lidhje me rastin në fjalë. Ndërkohë, Fjolla këtë të premte ishte e ftuar bashkë me Stresin, në njërin nga klubet e kryeqytetit kosovar.
(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)