Në një deklaratë zyrtare të bërë nga vetë ai, Ermali është shprehur shumë i shqetësuar për një person të quajtur Tedi Durishti, i cili ju është paraqitur disa vajzave si përfaqësues i “Ami Event”. Si pasojë e disa kontaktimeve që ka marrë nga disa vajza, Ermali sqaron: “Dijen e kemi marrë nga vajza të ndryshme të “mashtruara” të cilat na kanë njoftuar se një person i quajtur Tedi Durishti, i vetëquajtur menaxher i kompanisë “Ami Event”, u kërkon vajzave një pagesë 50-70 Euro në Western Union, Raiffaisen e të tjerë, për t’u regjistruar dhe për t’u bërë pjesë e modeleve që do të reklamojnë fustanet e nusërisë së “Ami Event” në revistë, në faqen “Agjensi Modelesh” (https://www.facebook.com/fance.etedit.1?fref=ts) . Sqarojmë se “Ami Event”, nuk ka asnjë lidhje me këtë individ dhe se “Ami Event” nuk ka bërë asnjë lajmërim apo prezantim në asnjë nga faqet zyrtare të saj në lidhje me këtë ofertë. Që nesër, për këtë person fillon një ndjekje penale. Deri tani na kanë shkruar 4 vajza dhe kanë telefonuar në agjencinë “Ami Event” disa të tjera dhe këto raste po shtohen. Ftojmë të gjitha vajzat që kanë rënë pre e këtij mashtrimi, që t’i drejtohen organeve përkatëse për të denoncuar mashtrimin dhe vjedhjen”, ka përfunduar ai.