Ja, disa shenja që tregojnë se djali që keni takuar është i zoti në shtrat. Dhe, nëse ai kërcen po aq mirë sa Çening Tejtum në filmin “Magic Mike”, ka gjasa të jetë me të vërtetë i veçantë…
1. Ai interesohet për atë që keni bërë gjatë ditës
Nëse ai bën shumë pyetje për ju apo për ditën tuaj të punës, kjo ndodh sepse ai përpiqet të zbulojë se çfarë ju bën të lumtur gjatë jetës së përditshme. Kjo tregon gjithashtu edhe se për të ka rëndësi t’ju kënaqë… sidomos në shtrat! Ky është realisht një fillim i mirë.
2. Ai di si t’ju prekë
Nëse ai është i aftë t’jua prekë dorën me butësi, ose t’ju bëjë një masazh që do t’ju çonte në ekstazë, keni garancinë që është një mjeshtër edhe në shtrat.
3. Ai ju bën të ndjeheni e parezistueshme
Në fakt, nuk duhet të lidheni kurrë me dikë që nuk ju bën të ndjeheni e veçantë dhe e mrekullueshme. Ky duhet të jetë një parim bazë.
4. Ai është shumë ambicioz
Nëse keni përpara një djalë shumë dembel dhe pasiv, mund të jeni pothuajse e sigurtë se do të jetë kështu edhe në shtrat! Sigurisht, ka përjashtime, por në përgjithësi, kur takon një burrë të vendosur në jetë, kështu është edhe në shtrat.
5. Ai di të kërcejë mirë
Burrat që thonë se e urrejnë kërcimin, janë shumë zbavitës. Pse nuk u pëlqen atyre ta lëvizin trupin? Më mirë të pranojnë se duan thjesht të djegin etapat dhe të shkojnë drejt e në shtrat, pa u lodhur dhe pa kaluar nga etapa klasike e “ardhjes rrotull”.
6. Ai ka një shikim të fuqishëm
Kujtohuni pak, burrat e tjerë që keni takuar para tij, nuk arrinin t’ju shihnin në sy për një kohë të gjatë. Kjo tregon shumë gjëra për performancën e tyre në shtrat. Por, nëse takoni dikë që ju sheh me një shikim të thellë, të fuqishëm dhe që ju fikson me sy, sikur do “t’ju hajë”, atëhere mund të jeni e sigurtë që seksi me të do të jetë i jashtëzakonshëm!
7. Ai e merr shtruar
Kohët e fundit, një shoqja ime pati një takim dashuror, gjatë të cilit djali u përpoq ta zhvishte vetëm 3 sekonda pasi filloi ta puthte. Sigurisht, kjo lidhje përfundoi aty… Nëse ajo do të kishte vazhduar, seksi nuk do të kishte zgjatur më shumë se 5 minuta… me kronometër. Ai që e merr shtruar, ka më shumë siguri në vetvete…
8. Di të përdorë duart
Ka burra që i përdorin duart në një mënyrë që të bën të mendosh se… ata dinë shumë mirë si t’i fusin në punë. Po sheh një burrë të flasë me duar? Kjo mjafton për të kuptuar nëse ai është i zoti në shtrat, apo jo.
9. Kur ju thoni “stop”, ai e pranon
Nëse ju i kërkoni të mos bëjë diçka, ai e zbaton. Nëse ju i thoni të mos tallet me diçka që ju lëndon në shpirt, ai e bën, kërkon falje dhe të njëjtën gjë do të bëjë edhe në shtrat. Ai ju dëgjon dhe kjo është shumë e rëndësishme.
10. Ai ju bën të ndjeheni mirë
Nëse ndjeni që ai ju respekton dhe ju pranon ashtu si jeni, pa dyshim që ju do të ndjeheni më e relaksuar dhe komunikuese. Ai do t’i kushtojë vëmendje gjithçkaje që ju do të thoni, për të vepruar më pas ashtu si duhet.
11. Ai është i sigurtë në vetvete
Nëse një burrë nuk ka besim në vetvete, kjo nuk do të thotë medoemos se do të jetë i keq në shtrat, por ka shanse që të mos jetë fantastik! Dhe, ju meritoni të keni pranë një burrë fantastik, apo jo?