Deshtë janë të njohur për shpejtësinë e shpirtin e tyre luftarak, si edhe për një lloj primitivizmi në shtrat.
Nëse partneri juaj është Dashi: Përpiquni ta sfidoni me diçka të vështirë në seks, që të kënaqni veten dhe atë. Gjithashtu, atyre u pëlqen t’ua lini në dorë kontrollin e situatës.
Demat preferojnë të bëjnë dashuri ngadalë dhe me sensualitet.
Nëse partneri juaj është Demi: Provoni një pozicion ku ta ketë ai në dorë kontrollin e shpejtësisë. Kjo do t’i japë mundësinë të tregojë anën e tij/saj emocionale në seks.
Binjakët janë adhurues të seksit të shpejtë.
Nëse partneri juaj është Binjakët: Një seancë seksi spontane, e shpejtë, në çdo vend që ta konsideroni të përshtatshëm, është ajo që e ngre epshin e tij në qiell.
Gaforret janë të pavendosur dhe kanë dyshime se çfarë u pëlqen ekzaktësisht në seks.
Nëse partneri juaj është Gaforre: Lëre të vendosë vetë në mes të pasionit, se çfarë i pëlqen.
Luanët janë në përgjithësi, shenja më romantike
Nëse partneri juaj është Luani: Çarçafë prej sateni, petale trëndafili, qirinj dhe shumë romancë.
Virgjëreshat janë adhurues të thjeshtësisë
Nëse partneri juaj është Virgjëreshë: Virgjëreshat, në përgjithësi, bëjnë shumë për tjetrin, prandaj lërini gjërat të ecin vetë dhe do të befasoheni.
Peshoret nuk kanë dëshira të fuqishme në lidhje me atë se si duan të bëjnë seks.
Nëse partneri juaj është Peshore: Meqë nuk kanë dëshirë të caktuar, janë të hapur të provojnë gjëra të reja. Me një fjalë, ju urojmë eksperienca të bukura.
Mënyra me të cilën bën seks Akrepi, mund të tregojë shumë për dëshirat e tij
Nëse partneri juaj është Akrep: Seksi ka një rëndësi jetësore për Akrepin, për të komunikuar. Ata bazohen shumë te këto momente.
Shigjetari është shenja më spontane
Nëse partneri juaj është Shigjetar: Nëse nuk jeni gati të jeni mjaft aventurierë dhe spontanë në shtrat (e kudo tjetër), mbase nuk përshtateni shumë me një Shigjetar.
Bricjapët duan gjithmonë të bëjnë diçka më tepër në seks
Nëse partneri juaj është Bricjap: Folini me fjalë të ndyra, përdorni lodra erotike, bëni çfarë mendoni ju, për të intriguar oreksin e tij.
Ujorët pëlqejnë lojërat dhe lodrat seksuale.
Nëse partneri juaj është Ujori: Jepini guxim të shprehë atë që do. Mbase i vjen turp t’ju kërkojë të përdorni ndihma erotike.
Peshqit dinë të lexojnë gjuhën e trupit.
Nëse partneri juaj është Peshqit: Seksi do të jetë i mirë sepse është i aftë të kuptojë se çfarë dëshironi dhe si e dëshironi. Gjithashtu, atyre u pëlqejnë lojërat me role (ku të dy luani role të ndryshme).
(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)