Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Çfarë fantazojnë gratë sot?

Sipas një studimi, afro 96% e grave kanë fantazuar të paktën një herë në jetën e tyre dhe 80%, janë të gatshme t’i realizojnë këto fantazi. Është larg, pra, koha kur ishte turp të mendoje për komshiun, ndërkohë që bëje dashuri me burrin në pozicionin klasik të misionerit. Pra, gratë fantazojnë, por çfarë saktësisht, pasi jo të gjitha kanë të njëjtën fantazi? Lexoni shkrimin tonë, për ta mësuar…

1. Të bësh dashuri me një VIP
Megjithëse nuk kemi marrë në pyetje gjithë gratë e botës, e dimë me siguri që kjo është fantazia numër një e grave. Më pas, sigurisht, ka variante, si për shembull, Xhorxh Kluni në periudhën «Doktor Ros», apo Xhorxh Kluni në periudhën «Nespresso – VVhat else». Në fakt, brezave të rinj u pëlqejnë më shumë Robert Patinsoni apo Rajan Gosling, por pak rëndësi ka VIP-i në fjalë, mjafton të arrish orgazmën, sepse, sigurisht, VIP-i është shumë më i aftë në shtrat se ai që ke përbri. Ai është i pasur, të çon në vende të mrekullueshme, vendos të braktisë gjithçka, famën dhe biznesin e tij për ty dhe të blen një ishull në Karaibe. Me një fjalë, VIP-i është burri i pikuar nga qielli dhe sigurisht, natyra është treguar bujare me të (nga ana e fizikut). Me një fjalë, të fantazosh mbi një VIP nuk kushton, nuk e ndjen veten në faj për këtë (sepse ka pak gjasa të ndodhë) dhe i bën marrëdhëniet bashkëshortore më pikante.

2. Të bësh dashuri me një të panjohur
Pas VIP-it, i panjohuri; një tjetër fantazi shumë e përhapur te seksi femër. Nëse i panjohuri i ngjan Brad Pitit, aq më mirë, por kjo nuk është e detyrueshme. Me një fjalë, ideja është të bësh një «kontakt me sy» në një bar me një djalë me vështrim të zjarrtë. I bën shenjë se do të pish një cigare jashtë, apo do të shkosh në tualet, pak rëndësi ka. Ai të ndjek nga pas, të ngjesh pas murit të rrugicës, apo të banjos, të ngre fustanin, apo fundin (në fantazi, evitoni xhinset, sepse ato ndërlikojnë gjithçka) dhe bën dashuri me ty aty, pa lojëra paraprake, përkëdhelje, etj. Në këtë fantazi, është thjesht seks i pastër, kënaqësi krejtësisht falas dhe pa të nesërme. Edhe në këtë rast, fantazia është e lejuar dhe nuk të bën të ndjehesh në faj: Në fund të fundit, nuk i ke dhënë as edhe një puthje!

Advertisement

3. Me një femër tjetër
Fantazia e vjetër e biseksualitetit… E çuditshme të shohësh se në ç’pikë, gratë janë tashmë krejtësisht pa komplekse në preferencat e tyre seksuale. Edhe disa që janë në çift me X-in apo Y-in që prej 10 apo 15 vjetësh, nuk e fshehin një lloj kureshtie për dashurinë mes femrave. Sigurisht, në përgjithësi, bëhet fjalë më shumë për të provuar kënaqësitë e seksit mes femrave, sesa për të hequr dorë krejtësisht nga çdo shenjë feminiliteti, por ky nuk është një rregull absolut. Nuk është çudi që gratë të ëndërrojnë për gratë e tjera. Së pari, të tradhtosh partnerin me një person të të njëjtit seks, nuk quhet tradhti. Më pas, është kureshtia, eksitimi për «tokën e panjohur», dëshira për të përkëdhelur forma joshëse dhe, për më tepër, duke njohur më shumë edhe trupin tënd.

4. Të bësh dashuri në plazh
Një fantazi shumë e thjeshtë dhe romantike, por që është e vështirë të vihet në praktikë, sepse askujt nuk i pëlqen t’i futet rëra në organet intime. Kjo nuk i pengon të gjitha gratë (ose pothuajse) të mos kenë ëndërruar të paktën një herë të bëjnë dashuri nën dritën e yjeve, me përkëdheljet ritmike të valëve, me ndjesinë se je vetëm në këtë botë. Sigurisht, nëse burri që bën dashuri me ty i ngjan Xhad Lout, akoma më mirë, por kjo fantazi funksionon edhe me partnerin. Në këtë rast, është konteksti ai që të eksiton dhe jo djali (mbase, edhe ai).

5. Dashuri me dy burra njëherësh
Sigurisht, kjo fantazi është më e përhapur te burrat, por edhe femrat nuk mbeten shumë prapa. Në përgjithësi, gratë preferojnë ta evitojnë konkurrencën edhe në ëndërr. Në këtë rast, lihet mënjanë partneri dhe zgjidhen dy burra krejtësisht të panjohur. Kjo, sepse nuk të intereson një skenë xhelozie, qoftë ajo edhe virtuale. Të bësh seks me dy burra njëherësh zgjidh shumë gjëra që nuk mund t’i bëjë një partner i vetëm, të cilat nuk po i përmendim këtu, por që duhet t’i kesh kuptuar tashmë. Kështu, gjatë kohës së fantazisë, e kthen veten në një objekt dëshire dhe vëmendjeje, pasi sheh dy burra që ndeshen për ty dhe përpiqen se kush nga të dy do të shkaktojë më shumë psherëtima. Një fantazi, 100% e mirë për egon…

6. Të jesh e dominuar
Kujdes, të jesh e dominuar nuk do të thotë të të përdhunojnë në një dhomë hoteli në Nju Jork, apo të të rrahin me kamzhik. Kjo lloj fantazie, në përgjithësi, nuk bën pjesë në 10 më të preferuarat e grave moderne. Përkundrazi, kjo do të thotë të luash për një natë rolin e asaj që i bindet partnerit, gjë që mund të jetë shumë eksituese. Sepse, të jesh e dominuar, do të thotë të mos jesh në kontroll të situatës, t’i dorëzohesh krejtësisht tjetrit, të dridhesh për atë që mund të të bëjë, apo të të kërkojë. Është një fantazi që mund të vihet në praktikë, me kusht që të kesh besim të verbër te tjetri dhe të dish se ai nuk do ta kalojë vijën e kuqe, atë që e transformon një marrëdhënie seksuale pak të nxehtë, në një agresion. E dominuar, po; e keqtrajtuar, jo!

7. Të dominosh
Në fund të fundit, nuk ka arsye pse të mos jesh edhe ti zotëruesja e situatës. Të bëhesh për disa orë Mis Zotëruesja, me korse të kuqe dhe taka të larta, është shumë tunduese, apo jo? Sidomos nëse objekti i dënimeve është shefi yt i shpifur, ai që nuk rri pa të qortuar sa herë që të sheh. Ose, edhe vetë partneri, që për një herë do të luajë rolin e një njeriu të pambrojtur dhe pa rëndësi. Është e dukshme se, kur të vijë puna për të ndërruar rrotën e makinës, do të bëheni ju ajo gjëja pa mbrojtje në çift, por… në pritje të kësaj, në gjunjë zotëri dhe, më puth këmbët!

8. Dashuri në një pallat
Të bësh dashuri në një pallat, jaht, në një shtëpi të bukur, ose në një hotel luksoz, nuk është diçka që u përket vetëm të pasurve. Pastaj, nuk është se ti je shumë nazelie, mjafton të ketë një krevat të madh dhe shërbim në dhomë… Kush nuk ka ëndërruar, qoftë edhe një herë, të jetë një princeshë, megjithëse në mesnatë e sheh veten në apartamentin tënd, në periferi të qytetit? Një fantazi jo aq e vështirë për t’u realizuar, mjafton të kursesh pak, për t’i ofruar vetes një fundjavë në një hotel me katër yje, me shërbim në dhomë. Kënaqësi e garantuar!

9. Mësuesi i skive, tenisit, palestrës, etj.
Nuk ka rëndësi edhe aq profesioni, sesa fakti që duhet të jetë i ri dhe i bukur. Sigurisht, grave u pëlqejnë burrat që dinë të bisedojnë; ato janë sentimentale… por profesori i ri i sërfit, megjithëse nuk ka një inteligjencë shumë të lartë, ka muskuj barku si tabletë çokollate dhe pantallona të shkurtra, të ngjitura pas trupit, që nuk i lënë shumë vend fantazisë… E njëjta gjë edhe për mësuesin e skive, të cilit mjafton t’i qëndrosh nga pas, për t’i parë të pasmet… Të gjitha gratë, pra, ëndërrojnë të bëjnë dashuri me djem, interesi kryesor i të cilëve qëndron te muskulatura dhe rinia e tyre. Në fund të fundit, të ëndërrosh, nuk është e ndaluar po aq sa ta vësh në jetë fantazinë. X-i mund të jetë ose jo fans i Shpilbergut, kjo nuk ka shumë rëndësi…

10. Të spiunosh nga vrima e çelësit
Ndërkohë që filmat porno nuk të joshin fare (sepse e di që janë fallco), ato që sheh nga vrima e çelësit, janë shumë joshëse. Kështu, mund të mendosh se po sheh duke bërë dashuri një çift seksi, të cilin e ke parë në diskotekë, apo pab. Meqë ra fjala, ty do të të pëlqente të bëje një xhiro aty ku ka çifte që shkëmbejnë partnerët, duke bërë dashuri, jo për të marrë pjesë, por vetëm për të parë. Mbase mëson ndonjë gjë, apo jo?

Të reja
Cilët kanë më shumë orgazma, lesbiket, heteroseksualët, apo biseksualët?
Disa studiues amerikanë kanë studiuar marrëdhënien që mund të ekzistojë mes orientimit seksual dhe orgazmës te burrat dhe gratë. Rezultati që doli nga ky sondazh ishte se lesbiket kishin një jetë seksuale më të kënaqshme. Studimi është bërë nga kërkues të Institutit Kinsey dhe është publikuar në Journal of Sexual Medicine. Për të arritur në këto përfundime, studiuesit morën në pyetje 6151 persona të moshës 21-65 vjeç, ku 2850 ndërmjet tyre ishin beqarë dhe kishin pasur marrëdhënie seksuale në 12 muajt e mëparshëm. Secili prej tyre plotësoi një pyetësor në internet duke saktësuar seksin, orientimin seksual dhe numrin e orgazmave të arritura me një «partner/e të njohur».
Kështu, lesbiket kanë deklaruar se kanë arritur orgazma në 74,7% të rasteve, ndërsa heteroseksualet në 61.6% të rasteve dhe biseksualet, në 58%. Më saktësisht, 25% e homoseksualeve kanë rrëfyer se kanë provuar çdo herë një orgazëm (vetëm 16,2% tek heterot) dhe 46% e kanë arritur atë më shumë se në treçerekun e rasteve.
Përkundrazi, te burrat, orientimi seksual nuk dukej të kishte shumë lidhje me orgazmën. Niveli i orgazmave te burrat hetero ishte 85.5%, ndërkohë që ishte 84.7% te homoseksualët dhe 77,6%, te biseksualët.
Po pse një diferencë e tillë te gratë? Sipas studiuesve, shpjegimet janë të shumta. Gratë që e quanin veten lesbike, ndjeheshin më rehat dhe e njihnin më mirë trupin femëror, në mënyrë që të ndihmonin partneret e tyre të arrinin orgazmën. Edhe kohëzgjatja e marrëdhënies dhe ndryshimet hormonale mund të kenë ndikimin e tyre.

(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Xherdan Shaqiri reagon pas shkrimeve në mediat italiane

Next Post

Klinton Zeqiraj: Thjesht po i përshtatem stinës

Advertisement