Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Besjana Kërtusha: I qëndroj kohës, jo sezoneve!

Po të bisedosh me të, do kuptosh që është jo vetëm një këngëtare e kompletuar, por edhe një vajzë e kompletuar. Fakti që jeton prej vitesh në SHBA, nuk e ka penguar Besjanën të jetë e pranishme në vendin e saj me këngë dhe klipe të reja, siç është edhe klipi i saj më i ri, “Hap zemrën”. Ajo i ka kushtuar gjithë jetën e saj muzikës, duke e nisur këtë rrugë që në moshën 10 vjeçare, në festivalet e fëmijëve dhe më pas, në lice. Besjana është nga ato këngëtare që më shumë sesa sasisë së klipeve, i kushtojnë rëndësi cilësisë, prandaj edhe këngët e saj i rezistojnë kohës…

Fabjola Kuburi: – Besjana, sapo ke nxjerrë klipin tënd më të ri, “Hap zemrën”. Mendon se do të bëhet hiti i këtij sezoni?
Besjana Kërtusha: – Unë nuk eci me idenë e këngëve sezonale. Punoj në funksion të nevojës sime për t’u shprehur rreth diçkaje që dua ta nxjerr në pah, pvarësisht nga koha… Ky është parametri që ndjek për t’i qëndruar kohës dhe jo sezoneve.
– Kënga ka pasur goxha sukses, edhe pse në ditët e para të publikimit…
– Kjo është një këngë shumë e ndjerë, me tekst, muzikë dhe orkestrim të Vullnet Ibrahimit. Është një këngë që nuk ka të bëjë me diçka personale, që e tejkalon brengën individuale, për të folur për diçka më të gjerë. Nuk është kjo kënga ime e parë që trajton një dimension dashurie dhe shpresoj të ecë me këto ritme pëlqyeshmërie që ka pasur këto ditë.
– Në klipe të kemi parë gjithmonë me veshje serioze. Do të ndryshojë ndonjëherë Besjana?
– Varet çfarë do të thuash me “veshje serioze”… Unë vishem në harmoni me konceptin e klipit dhe këngës, imazhit që duhet ta përfaqësojë Besjanën përbrenda këtyre kushteve, duke qenë e tëra kjo, në harmoni me personalitetin tim. Po qe se i keni parë klipet e mia, e kuptoni se Besjana nuk është e pandryshuar nga njëri në tjetrin. Fakti që nuk dua të shndërrohem në klloun, për hir të trendit dhe të të qenit ndryshe, nuk nënkupton se Besjana është gjithmonë njësoj…
– Ti ke vite që merresh me muzikë…
– Po, që në moshën 10 vjeçare. E kam nisur në festivalet e fëmijëve në Shkodër, në koncerte dhe ansamble brenda e jashtë vendit. Më pas, mbarova studimet në Liceun Artistik për Kanto dhe kështu vazhdoi rruga ime drejt muzikës.
– E mban mend këngën e parë që ke kënduar?
– Po, ka qenë “Sytë e fëmijëve”, kompozim i Muhamet Llubanit, në Festivalin e Shkodrës, kur kam qenë 10 vjeçe. Që atëhere, nuk i jam ndarë këngës.
– A nuk mendon se sa më komercial të jetë, aq më shumë sukses ka një këngëtar?
– Varet se çfarë përkufizojmë me sukses në një shoqëri: Sasinë e shitjes për shkak të masës apo vlerën e vërtetë të punës së dikujt. Kjo tregon edhe nivelin kulturor në të cilin gjendet ajo shoqëri!
– Çfarë mendon se e bën të veçantë Besjanën?
– Ndoshta fakti që jam gjithnjë me “veshje serioze”. (Buzëqesh)
– Publiku në Shqipëri ka treguar që të do, por ti jeton në Nju Jork… Kur ke planifikuar të vish këtu?
– Me shumë kënaqësi dhe dëshirë, kur të jem e ftuar. Edhe pse kam 6 vite që jetoj jashtë vendit, e them me bindje se nuk ka askund si vendi yt.
– A është kënga për ty një pasion, më shumë sesa përfitim monetar?
– Është pasion, është nevojë për të thënë diçka në një mënyrë tjetër dhe për të krijuar mendësi e shije të reja. Të gjithë kemi nevojë për para, por ajo që ka më shumë rëndësi është të jesh pranë njerëzve që e duan muzikën tënde.
– A ka një dashuri në jetën e Besjanës?
– Ka, si nuk ka? Është dashuria për muzikën dhe familjen. Kaq, këtë herë, mos kërkoni më shumë! (Buzëqesh)
– Një veti që nuk të pëlqen te një mashkull…
– Mungesa e komunikimit.
– Ajo që të tërheq më shumë…
– Sjellja dhe sensi i humorit.
– Domethënë, martesa është shumë larg në horizont?
– Për momentin, nuk është ende në plan të parë, sepse angazhimet janë të shumta dhe martesa është diçka që kërkon përkushtim. Në një të ardhme, pse jo?!
– Po Shën Valentini, ku do të të gjejë?
– Në shoqërinë e publikut, në Arizona, duke kënduar për ta dhe për dashurinë, duke uruar që të jenë gjithmonë plot dashuri. Pak rëndësi ka se ç’lloj dashurie është, mjafton të jenë të mbushur me të. Ndërsa për ditën e shënuar të Pavarësisë së Kosovës, do të jem në Dallas, kështu që do të jemi vetëm duke festuar.
– Si je ndjerë kur ke dëgjuar ndonjë thashethem të thënë për ty?
– Më vjen keq dhe ndjej dhembje për njerëzit që nuk kanë çfarë të bëjnë tjetër, përveçse të merren me fjalë të kota.
– Këngëtari i preferuar…
– Janë të shumtë ata që më pëlqejnë dhe që i dëgjoj me ëndje, por do veçoja njërin, Majkëll Xheksonin.
– Filmi i preferuar?
– Ah, ka shumë, por po veçoj “Titanik”!
– Libri që do më shumë?
– Edhe libra ka shumë, varësisht nga zhanri…
– Çfarë nuk duron dot te të tjerët?
– Injorancën.
– E meta me e madhe që ke dhe që ta vënë në dukje gjithmonë?
– Temperamenti i fortë, i shprehur, që shpesh më vë në pozitë të palakmueshme, por pikërisht falë këtij temperamenti unë jam këtu dhe kështu si jam…
– Fjala që përdor më shpesh gjatë ditës…
– Ah, varet nga situata, njerëzit që më rrethojnë, varet nga dita.
– Kënga jote më e dashur…
– Këngët janë si fëmijët, janë të pandara dhe nuk bën dot dallime, por këto dy të fundit janë më aktuale dhe domosdoshmërisht, më pranë publikut e meje: “Mëngjesi im” dhe “Hape zemrën”. Thashë dy, e? (Buzëqesh)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Etnon: Të këqijat i lamë pas krahëve

Next Post

Pije tradicionale nga e gjithë bota

Advertisement