Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Si ta trajtoj kolitin?
A i shërojnë tiroidet arrat e futura në mjaltë?
Më ka rënë një cifël druri në sy

A i shërojnë tiroidet arrat e futura në mjaltë?

– Doktor Dashamiri, a është e vërtetë se ka kura popullore që të ndihmojnë të shërohesh nga tiroidet e sëmura? Për shembull, mua më kanë thënë të fus arra të njoma në mjaltë dhe t’i lë gjersa të lëshojnë ujin e tyre. Pastaj të kullohen dhe më pas t’i marrësh lëngun, sepse thonë që ky lëng ka jod dhe qenka shërues ideal. A është e vërtetë kjo gjë?
Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: – I nderuar letërshkrues, mendoj se pyetja dhe shqetësimi që ju më keni dërguar është i drejtë, por ndoshta do të kishte qenë mirë që këtë lloj pyetjeje t’ia drejtonit ndonjë mjeku popullor, sepse unë kam studiuar mjekësinë shkencore dhe jo atë popullore. Ajo çka mund t’ju them në mënyrë të përmbledhur është se “formula” që ju keni përmendur është variant i trajtimit popullor të sëmundjeve të tiroides, por ekzistojnë edhe mijëra të tilla që në varësi të zonës, kontekstit kulturor, informacionit mjekësor etj. mund të përdoren për të njëjtin qëllim. Mjekësia popullore është aq e vjetër sa vetë njerëzimi. Gjatë gjithë kohës, mjekët popullorë kanë tentuar t’u japin një zgjidhje sa më natyrale sëmundjeve të caktuara. Të njëjtat tentativa janë bërë edhe për të mjekuar gjendrrën tiroide dhe shumë sëmundje të saj. Ka, madje, dokumentime historike ku trajtohen gjerësisht se cilat tip ushqimesh apo barnash popullore mund të bëjnë mirë për një lloj sëmundje të gjendrrës tiroide. Pa paragjykuar efektshmërinë e tyre, mund t’ju them se është tepër e vështirë të mjekosh sëmundjet e gjendrrës tiroide. Në radhë të parë, këto sëmundje kërkojnë një diagnozë të saktë dhe më tej, një mjekim të saktë. Ju thoni që receta popullore e përshkruar më lart ka në bazë jodin, që nënkupton se kjo formulë duhet t’u jepet vetëm njerëzve me mungesë jodi, por tiroidja shpesh sëmuret nga sëmundje që sjellin tepricë të jodit. Përgjithësisht, në këto raste, nuk do të kishte logjikë të përdorej një bar i tillë.
– Emëruesi i përbashkët i të gjitha kurave popullore është fakti se të gjitha përmbajnë ushqyerje me bazë jodi. Shpesh, në praktikën e përditshme të mjekësisë moderne, barna të tilla gjejnë një përdorim periferik jo se mënjanohen, por kanë një rol relativisht të vogël në suksesin e mjekimit në sëmundjet e tiroides. Duke përfunduar, ju sqaroj edhe një herë se për të marrë një përgjigje të saktë rreth mjekimit, duhet të bëni vizitë me një mjek specialist endokrinolog, për të qenë totalisht të siguruar dhe të suksesshëm në trajtimin e problemit tuaj. Mjekimet popullore mund të jenë pjesë e mjekimit në total të sëmundjeve të tiroides, por ato asnjëherë nuk zëvendësojnë mjekimet dhe protokollet shkencore, ndërkombëtarisht të pranuara nga të gjithë mjekët endokrinologë. Të shkuara!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si ta trajtoj kolitin?

Next Post

Më ka rënë një cifël druri në sy

Advertisement