Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Cilët nuk intervistuam dot këtë javë? Nga ARTAN KRISTO

E lexuat gazeten “Intervista” te kesaj jave? Kishte shumë intervista interesante, apo jo? Por e dini se kishte edhe shumë personazhe qe nuk i intervistuam dot? Ja, disa nga ata…

MARK ZUKERBERG

Këtë javë, korrespondenti ynë në SHBA, u përpoq të intervistonte edhe themeluesin dhe drejtuesin e “Fejsbukut”, Mark Zukerberg, por nuk mundi. Zotin Zukerberg deshëm ta pyesnim për akuzat e rënda që bëri zoti Sali Berisha këtë javë në lidhje me rrjetin social “Fejsbuk”. Për këtë, sipas kërkesës së zotit Zukenberg, i dërguam edhe pyetjet përpara. Ndër të tjera, e pyetëm: Këtë javë ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin aktual, Edi Rama, se i ka bllokuar “Fejsbukun”. Si e keni lejuar ju këtë?! Ai akuzoi gjithashtu se zoti Rama censuron “Fejsbukun” e zotit Berisha. Si e pranoni ju këtë shkelje të të drejtave të njeriut?! Po për akuzën tjetër të zotit Berisha se, “zoti Rama nuk më përgënjeshtron asnjë deklaratë që bëj unë në Fejsbuk”, çfarë mendon zoti Zukerberg? Do të marrë ndonjë masë kundër Ramës ai për të gjitha këto?

Advertisement

Këto ishin disa nga pyetjet që i dërguam zotit Zukerberg, por ai nuk na ktheu asnjë përgjigje. A thua na ka marrë për psikopatë, apo ka menduar se po bëjmë shaka?

LULËZIM BASHA

Përsëri këtë javë këmbëngulëm për të intervistuar kryetarin e PD-së, zotin Lulëzim Basha, por nuk mundëm. Zotin Basha deshëm ta pyesnim, jo vetëm për rikandidimin e tij në krye të Bashkisë së Tiranës, por edhe për deklaratat e bëra këtë javë se “qeveria me bllokimin e fondeve, ka penguar projektet e tij për Tiranën, që nga trami e deri te bulevardi i ri”. Kur bëri këto premtime, ku u bazua ai, deshëm ta pyesnim ne zotin Basha? Si e mendoi ai financimin e tyre? Se politikani e menaxheri, kur bën një projekt, mendon në radhë të parë për mundësitë e realizimit, për burimet e financimit. Projekti nuk bëhet duke fantazuar. Se, po qe se është bazuar vetëm te fantazia, do të thoshim se fantazia e zotit Basha lë shumë për të dëshiruar. Një bulevard e një tram janë shumë pak ide për një njeri me fantazi normale… Apo mendoi se qeveria do t’ia bënte dhuratë tramin dhe bulevardin? Dhe, meqë përmendëm dhuratat, deshëm ta pyesnim: Ku shkuan paratë që dhuruan Emiratet e Bashkuara për rregullimin e qendrës së Tiranës?

ILIR BEQJA

Një pyetje deshëm t’i bëjmë këtë javë Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja: A ka ndërmend të japë dorëheqjen si ministër nëse Gjykata Administrative, që këtë javë pezulloi testimin e infermierëve, do të dalë me një vendim të prerë kundër tij? Te ky vendim për dorëheqje, mund të ndikojë edhe fakti që, sipas raportit të fundit që ka publikuar “Uashington Post”, nisur nga 300 mijë rastet e raportuara në 2014 të “International SOS” lidhur me cilësinë e shërbimit, higjienën dhe infrastrukturën shëndetësore, Shqipëria renditet në radhët e vendeve me shërbimin shëndetësor më negativ në botë, ashtu si Ukraina, që është në gjendje lufte. Se, edhe pse fajin mund ta ketë Berisha, prapë, në një vit e gjysëm punë të qeverisë, nëse do të kishte punuar mirë, Rilindja nuk duhet ta kishte lënë Shqipërinë ende në fund të botës…

VISAR ZHITI

Deshëm të intervistonim këtë javë edhe zotin Visar Zhiti, jo për emërimin e tij si ambasador në Vatikan, se për këtë u fol e u stërfol. Bisedën me të deshëm ta bënim pak më gjerë, si i përndjekur politik, por edhe si intelektual e shkrimtar. A nuk i duket edhe atij se klasat e përmbysura, apo të përndjekurit nga regjimi komunist nuk e kanë marrë ende atë që meritonin nga demokracia? A nuk i duket edhe atij se, herë pas here, kur vjen fjala te emërimet, kanë ndodhur e po ndodhin gjëra që na bëjnë të mendojmë se jemi ende në komunizëm, se ka ndryshuar vetëm forma e regjimit, por përmbajtja ka mbetur po ajo? Ja, deshëm ta pyesnim zotin Visar Zhiti, a i duket edhe atij normale që ministrat nga klasat e përmbysura gjatë këtyre viteve demokraci numërohen me gishtat e dorës? Dhe (nuk ka si të jetë rastësi) ata janë caktuar në ato poste vetëm për pak muaj, në qeveri “emergjente”, siç ishte rasti i zotit Ngjela në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, apo i zotit Zhiti, në ditët e fundit të qeverisë Berisha. Edhe kur një i djathtë i përndjekur ishte në qeveri, siç ishte rasti i zotit Petrit Kalakula në vitin 1993, ai dha dorëheqjen dhe u largua nga PD-ja sepse ishte i parimit se toka dhe prona duhet te kthehen tek i zoti. Dhe, ndërkohë që për ish-të përmbysurit e ish-të përndjekurit nuk kishte vende, qeveritë e të dy partive janë mbushur me ish-komunistë e bij kuadrosh të lartë të komunizmit e madje edhe me ish-sigurimsa. Mos vallë është rastësi që gjatë këtyre viteve të demokracisë, asnjë ish-të arratisuri nga diaspora nuk i është dhënë asnjë post udhëheqës? Dhe, nuk mund të thuash që diaspora nuk ka patur njerëz të zot. Po marr vetëm një shembull, Elez Biberajn, fjala vjen. A nuk do ishte ai një ministër i jashtëm më i mirë se Aldo Bumçi, apo Alfred Serreqi? Të gjithë këto fakte, a nuk na bëjnë të mendojmë se ende ish-të përmbysurit janë të përmbysur, se ish-të persekutuarit ende po persekutohen dhe se përmbysja e komunizmit duket shpesh si një lojë… Çfarë do të thoshte zoti Zhiti për këto?

(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pyetje-përgjigje për seksin…

Next Post

Adriatik Llalla: “Për ndjekjet penale, kam ruajtur raportet pozitë-opozitë”

Advertisement